Pas Behramit, vjen largimi i dytë nga kombëtarja e Zvicrës

Pasi dje u kumtua pensionimi i Valon Behramit nga kombëtarja e Zvicrës, sot ka deklaruar pensionimin nga kombëtarja helvete edhe mesfushori i Eintracht Frankfurtit Gelson Fernandes.

Përmes një postimi në Twitter, Fernandes ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares që drejtohet nga Vladimir Petkoviç.

“Ishte nder i madh”, shkroi Fernandes, teksa kumtoi lajmin për largim nga kombëtarja.

Nuk dihet nëse ky vendim i Fernandes është shtyrë nga Federata Zvicerane e Futbollit dhe selektori Vladimir Petkoviç, ashtu siç ndodhi me mesfushorin kosovar Valon Behrami.

Mesfushori i Eintracht Frankfurt në Francë tashmë i ka kaluar vitet më të mira të karrierës. Dikur, Fernandes kishte luajtur në Serinë A me Udinesen dhe në Angli me Manchester Cityn.

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit