7.3 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express.

Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve.

Një prej deputetëve është mbajtur për krahu nga disa deputetët. Nga videot e publikuara, Hajdar Beqa, cili shihet që është përplasur me deputetin e VV’së, Besim Muzaqin.

Fillimisht janë përplasur Memli Krasniqi dhe Faton Peci, e më pas janë përfshirë edhe Hajdar Beqa e Arbërie Nagavci e Besim Muzaqi. /GazetaExpress.

Më Shumë

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Lajmet e Fundit