Pas mosmarrëveshjes me baxhanakun, arrestohen dy vëllezërit binjakë në Sllapuzhan të Suharekës

Pati një mosmarrëveshje me baxhanakun përmes telefonit. E ky i fundit e lajmëroi rastin në polici si kanosje.

Kështu organet e rendit i shkuan në shtëpi të premten rreth orës 18:00 Q.S në Sllapuzhan të Suharekës për ta arrestuar. Por këtë u mundua ta pengojë vëllai binjak i 23 vjeçarit, andaj edhe ky përfundoi nën pranga.

“Ka dalë edhe ka penguar policët në kryerjen e detyrës zyrtare, Policia është dashtë me ndalu dy të dyshuarit dhe i ka dërguar në stacion”, tha zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi.

Të dy u intervistuan, por rezultati s’qe i njëjtë për vëllezërit binjakë.

I dyshuari për kanosje u lirua në procedurë të rregullt, por jo edhe vëllai i tij që e pengoi punën e policisë. Ky i fundit u ndal për 48 orë në paraburgim e prokuroria ka hapur rast ndaj tij për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.

Televizioni ka qëndruar të shtunën edhe te familja e të dy djemve të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës rreth rastit. Prapa saj thanë se tashmë i paraburgosuri ka dashur ta ndalojë arrestimin, pasi që problemin donin ta zgjidhin mes familjeve, pa e përfshirë policinë./klan kosova/

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit