Pas një aksioni të inspektoratit, nga e shtuna në Dragash gjatë orës policore mbyllen edhe marketet

Nga e shtuna, në Komunën e Dragashit, gjatë orës policore janë mbyllur të gjitha marketet.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar inspektori i tregut, Enis Sylejmani.

Sylejmani ka thënë se pas një aksioni të inspektoratit, nga ora 17:00 e deri në orën 06:00 të mëngjesit, në Dragash nuk do të punojë asnjë market.

Krejt kjo sipas tij është në përputhje me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

“Edhe ne kemi qenë pjesë e aksionit, bashkë me inspektoratin nga Prishtina, për t’ia kufizuar  punën e shitoreve dhe marketeve nëpër fshatra dhe në Dragash. Ky vendin është në përputhje me masat që ka marrë Qeveria për parandalimin  e virusit. Deri më tani është duke u zbatuar pa probleme”, ka thënë inspektori Sylejmani. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Lajmet e Fundit