6.3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Pas Qeverisë edhe Oda Amerikane kundër tërheqjes së Trustit

Pas Qeverisë së Kosovës edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka dalur kundër propozimit të partive opozitare për tërheqjen e një përqindje të konsiderueshme të kursimeve pensionale.

Kjo e fundit nëpërmjet një komunikate për media ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale, duke vlerësuar se një gjë e tillë e cenon standardin e jetës pas pensionimit.

Oda Amerikane konsideron se tërheqja cenon standardin e jetesës në moshën pas pensionimit, teksa kërkuar nga Qeverinë e Kosovës që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale, në mënyrë që ta bëjë të përballueshme për qytetarët situatën aktuale të çmimeve të ngritura.

“Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave”, thuhet në komunikatën e Odës Ekonomike Amerikane.

Nisma për tërheqjen e kursimeve pensionale është paraqitur në fillim të muajit të kaluar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu. Ai ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t`iu lejohet tërheqja në shumën prej 30 për qind nga kursimet në Trust, në mënyrë që ta kenë më të lehtë përballimin e krizës aktuale si pasojë e ngritjes së çmimeve. E kjo nismë më pas u mbështet në forma të ndryshme edhe nga partitë tjera opozitare.

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Lajmet e Fundit