4.2 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Pas sëmundjes, rikthehet në panair Fatos Kongoli

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli është rikthyer në panairin e radhës të librit i cili u hap sot. Rikthimi i tij, është në lajm i mirë pas sëmundjes së rëndë që ai kalo duke qëndruar për disa kohë edhe në spital.

Në ditën e parë të Panairit të Librit, Faos Kongoli është parë në stendën e Shtëpisë Botuese “Toena”, e cila është edhe botuese e librave të tij.

Fatos Kongoli, ndër shkrimtarët më të dashur dhe më përfaqësuesi i periudhës 30-vjeçare së tranzicionit shqiptar ndodhet prej kohësh në spital në gjendje të rëndë.

Fatos Kongoli i ka dhuruar letërsisë shqipe 15 vepra letrare të çmuara, të ribotuara disa herë e të përkthyera në shumë gjuhë të botës, duke e bërë Shqipërinë edhe më të njohur e më të vlerësuar në mbarë botën kulturore.

Me qindra e mijëra janë lexuesit dhe ithtarët e tij që kanë gjetur te vepra e Kongolit realitetin e kohës, qetësinë e munguar dhe dashurinë për njeriun.

Më Shumë

Afro 100 aksidente për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 91 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë në vend. Sipas stastistikave të raportit policor, 49 prej tyre janë shënuar...

Kampionët bindës në Rahovec

Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës, raporton...

Lajmet e Fundit