10.3 C
Prizren
E shtunë, 25 Janar, 2025

Pas tankeve, Ukraina kërkon edhe aeroplanë luftarakë – kush do të mund t’ua jepte dhe kush u tha “jo”?

Pritet që ministri ukrainas i Mbrojtjes të takohet sot në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, në kohën kur po debatohet në mesin e aleatëve të Kievit nëse duhet t’i sigurohen Ukrainës aeroplanët luftarakë kundër agresionit rus, pasi që presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur poshtë mundësinë e dërgimit të F-16.

Ukraina planifikon t’i kërkojë aeroplanët perëndimorë të gjeneratës së katërt si F-16, pasi që javën e kaluar arriti t’i sigurojë tanket si Leopard 2 dhe Abrams, transmeton Telegrafi.

Kështu të paktën shpreson këshilltari i ministrit të Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov. Në anën tjetër i pyetur të hënën në Shtëpinë e Bardhë nëse Shtetet e Bashkuara do t’ia sigurojnë Ukrainës F-16, Biden tha shkurt para gazetarëve, “jo”.

Macron nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë
Macron nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve luftarakë në Ukrainë
Por duket se Franca dhe Polonia janë të gatshme të pranojnë një kërkesë të tillë nga Ukraina, kurse Macron të thënë tha para gazetarëve në Hagë se “asgjë nuk përjashtohet” kur bëhet fjalë për ndihmën ushtarake.

Në deklaratat e transmetuara nga televizionet franceze para se Biden të fliste në Washington, Macron deklaroi se çdo lëvizje e tillë varen nga disa faktorë, përfshirë nevojën për të shmangur eskalimin e situatës dhe të garantohet se nuk do të sulmohet territori i Rusisë.

Reznikov pritet që sot në Paris të takohet me homologun e tij francez Sebastien Lecornuoum.

Në Poloni të hënën kryeministri Mateusz Morawiecki gjithashtu nuk e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të F-16 shtetit fqinj.

Edhe ai këto komente i bëri para se presidenti Biden të mbante konferencën për media në Shtëpinë e Bardhë.

Morawiecki tha se çdo transferim i tillë do të “zhvillohet në koordinim të plotë” me vendet e tjera të NATO-s. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Shkozë të Malishevës, mjeti i dyshimtë u gjet në një lis

Një burrë në fshatin Shkozë të Malishevës të mërkurën derisa ishte duke ecur në një fushë, në një lis ka vërejtur një mjet të...

Kori i Filharmonisë së Kosovës do të nisë vitin me koncert në Autostrada Hangar në Prizren

Autostrada Hangar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren gjatë javës mirëpret Korin e Filharmonisë së Kosovës, për koncertin hapës të këtij viti. Në...

Lajmet e Fundit