3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Pash emrin tëndë

Qazim Thaçi

Hap e përçark do i bie botës
Të shoh si vjeshta e vonë
Fletat e rrapit i përtokë në kalldërm
Fletat me pamje hëne të ç’jerra nga agimi

Pash emrin tëndë mos thuaj emrin tim
Se dy emërat bashkë i kam shumë mëni

Pash emrin tëndë më thuaj
Kur spinon dashurinë deri në tradhëti
Shtëpia a të vibron si kujtim i largët
Për dashurinë në banka të gjimnazit

Flakadanë ulur shesh të shoh tuj vajtuar
Pash emrin tëndë mos thuaj se në jetë ke dashuruar

E një ditë kur rrudhave të ballit ta lexojë dhembjen
Mos më thuaj se be, mbi be, e ke- pash emrin tëndë-
Po ikim nga kjo skenë barbare me fletë të zverdhura
Me frymën e Hamletit të pikëlluar në kalldërmin e qytetit tim.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Avdyli: Nuk do të jem kandidat i VV-së, s’e di nëse do të jem në ndonjë listë tjetër

Deputeti nga Grupi Parlamentar i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidat i kësaj partie, as i GUXO-s,...

Lajmet e Fundit