Pashkët në Meksikë, digjet maskota e Trump

Marshimi i Donald Trump drejt nominimit republikan për Presidencialet e nëntorit të këtij viti në Shtetet e Bashkuara ka frikësuar shumëkënd, përfshi edhe vet “të vjetrit” e partisë së tij, aq sa “The Economist Intelligence Unit” e konsideroi vetëm pak ditë më parë si “një ndër 10 kërcënimet më të mëdha botërore”.

Mirëpo, meksikanët kanë zgjedhur një metodë të veçantë për të shprehur irritimin e tyre ndaj manjatit të pasurive të paluajtshme, pikëpamjet antiemigracion të të cilit kanë shkaktuar pakënaqësira në kufirin jugor amerikan. Pikërisht në mbrëmjen e së shtunës, teksa festonin ringjalljen e Krishtit, meksikanët kanë djegur shëmbëlltyrën e Trump gjatë ritualit të përvitshëm të Pashkëve.

Në lagjen e varfër të Meksiko Sitit, La Merced, qindra rezidentë brohorisnin fjalën “vdekje” dhe ofendime të ndryshme, teksa shihnin kukullën me portretin e miliarderit të digjej. Një manekin i veshur me një xhaketë sportive blu, me kravatë të kuqe dhe flokët e dendura të verdha karakteristike të tij.
Media vendase raporton se portrete të ngjashme janë djegur thuajse në të gjitha qytetet e Meksikës, nga Puebla e deri te kryeqendra industriale e vendit, Monterrey

Më Shumë

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Sekuestrohen mbi 3,400 aksesorë telefonikë në Terminalin Doganor në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara si produkte që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, në kuadër të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit