11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Pasi pranoi fajësinë dënohet me dy vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë i akuzuari për shitje të marihuanës në Prizren

Me dy vite burgim dhe 1 mijë euro gjobë është dënuar Shend Hyseni, i cili e ka pranuar fajësinë për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Kurse është liruar nga akuza Fazli Muja, i cili ngarkohej se në bashkëkryerje me Shpend Hysenin, pasi prokurorja Arijana Shajkovci është tërhequr nga ndjekja penale.

Aktgjykimi është shpallur të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren 20 minuta pasi palët kanë dhënë fjalën përfundimtare në formë të shkruar.

Prokurorja Shajkovci fjalën përfundimtare e dorëzoi me shkrim dhe më tej shtoi se pas vlerësimit të provave të administruara në këtë shqyrtim qëndron pranë aktakuzës për të pandehurin Shpend Hyseni, ndërsa tërhiqet nga aktakuza për të akuzuarin Fazli Muja.

Ajo shtoi se nuk është kontestuar asnjëherë aktakuza nga i akuzuari Shpend Hyseni dhe për këtë ai e ka pranuar fajësinë për veprën penale.

Ndërsa për të akuzuarin Fazli Muja, prokurorja  theksoi tërhiqet nga ndjekja penale.

Pas kësaj, mbrojtësi i të akuzuarit Shpend Hyseni, avokati Fillim Skoro, fjalën përfundimtare tha se se i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar të merret si rrethane lehtësuese.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari  Shpend Hyseni është obliguar që t’i paguajë edhe shpenzimet gjyqësore, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 100 euro, si dhe 50 euro në emër të kompensimit të viktimave.

Me vendim të gjykatës u është ndërprerë paraburgimi dy të akuzuarve si dhe është vendosur të lëshohet urdhër për konfiskimin e substancave narkotike e gjetur tek i akuzuari Shpend Hyseni. Po ashtu është vendosur të konfiskohet edhe automjeti i të akuzuarit Hyseni “ Renault Clio”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 18 maj 2021, Shpend Hyseni dhe Fazli Muja akuzoheshin se më 28 shkurt 2021, pa autorizim kanë transportuar “kanabis” (marihuanë), që përmban Tetrahidrokanabinol (THC), me qëllim të shpërndarjes, shitjes ose ofrimit për shitje. Kjo substancë thuhet se konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, që nuk kanë përdorim në mjekësi dhe veterinë. Veprimtaria e saj thuhet se është e ndaluar në Kosovë, sipas Ligjit për Barnat Narkotike, Substancat Psikotrope dhe Prekursore.

Sipas aktit akuzues, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, më datën e lartcekur, rreth orës 16:50, me automjetin e markës “Renauls Clio” të cilin ka qenë duke e drejtuar i pandehuri Shpend Hyseni, vijnë në pikën e kalimit kufitar në Vërmice, duke hyrë nga Republika e Shqipërisë, me ç’rast automjeti në fjalë selektohet për në vijën e dytë të kontrollit nga policia kufitare dhe dogana.

Tutje, thuhet se gjatë kontrollit të automjetit brenda, në pjesën e pasme (anësoret e brendshme) të bagazhit janë gjetur 15 paketime-qese najloni, që përmbanin “kanabis” (marihuanë), me peshë totale prej 7227.38 ±0.025 gram, kjo e vërtetuar në bazë të raportit të ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, i 30 marsit 2021.

Siç thuhet në akuzë, sasia në fjalë ka qenë e destinuar për shpërndarje, shitje ose ofrim për shitje.

Më këtë ata akuzohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit