Pastrohet bregu i liqenit të Vërmicës (Foto)

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Mjedisit, Komuna e Prizrenit sot në bashkëpunim me Ministrinë e Ambientit dhe organizatën Let’s do it Kosova organizuan aktivitetin e pastrimit të bregut të liqenit të Vërmicës, transmeton PrizrenPress.

Në këtë organizim morën pjesë edhe organizata, institucione dhe shoqata të ndryshme si: Forcat e Sigurisë së Kosovës, Kompania rajonale për pastrim Ekoregjioni, Kompania shërbyes për pastrim EING, Policia e Kosovës – vija e gjelbër, Kryqi i Kuq i Kosovës, OJQ X40, Lidhja e Vëzhguesve Rinia e Kosovës, Federata dhe shoqata e peshkatarëve “Drini i Bardhë”, Arasta, ECD dhe Përfaqësues dhe vullnetarë nga fshati Vërmicë.

Nga ky aksion u mblodhën rreth 500 thase të mbushura me mbeturina, nëpërmjet vullnetarëve të shumtë që u bashkëngjitën.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili po ashtu mori pjesë në këtë aktivitet, bëri thirrje tek qytetarët që krahas pastrimi të ketë kujdes të shtuar edhe në ruajtjen dhe mosndotjen e ambientit./PrizrenPress.com

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Fotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit