14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Kufiri me Shqipërinë në Vërmicë, nuk kërkohen rezultatet negative për testin COVID-19

Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vërmicë po lejohen hyrja e qytetarëve, atyre po i kryhen vetëm kontrollet mjekësore, ndërsa asnjë dokument apo procedura tjetër nuk po u kërkohet.

Ndonëse në vendimin e qeverisë së kaluar u saktësua që qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë, duhet të posedojnë rezultate negative për testin Covid-19, jo më i vjetër se katër ditë, një gjë e tillë nuk u pa që është duke u zbatuar në pikën kufitare në Vërmicë.

KosovaPress sot ka qëndruar gjatë ditës në këtë pikë kufitare ku nuk vërehej fluks i madh i automjeteve as në hyrje por as në dalje të Kosovës.

Ferdije Elshani e cila po kthehej në Kosovë nga Shqipëria, tha se për të kaluar kufirin nuk u është kërkuar ndonjë dokument apo formular i veçantë që tregon për gjendjen e tyre shëndetësore.

Ajo thotë se kanë kryer kontrollet mjekësore.

“Jo përkundrazi shumë mirë na kanë pritur… asnjë gjë konkrete nuk ka pasur”, tha ajo.

Edhe Kreshnik Miftari, qytetar i Prishtinës, thotë se përveç kontrolleve mjekësore dhe të dhënat personale nuk është kërkuar diçka tjetër.

“Vetëm na kanë shti me e matë temperaturën, na e kanë marrë emrin dhe mbiemrin ku keni qenë dhe ku po shkoni”, tha ai.

Sipas Thoma Pravaliqi shoferë i maunës në këtë pikë kufitare gjithçka është nën kontroll.

Ai thotë qarkullimi i mauneve në këtë pikë është lehtësuar edhe pas largimit për masën për dezinfektim të kamionëve.

“Çdo gjë është nën kontroll, situata është shumë e stabilizuar, kontrollet bëhen, nuk kemi as vonesa, asnjë gjë… sigurisht po edhe ajo e ka lehtësuar shumë”, tha ai.

Vendimi për mbylljen e kufijve ishte vendosur nga autoritetet e Kosovës më 13 mars të këtij viti në kuadër të shumë masave parandaluese të mundësisë së përhapjes së COVID-19.

Kufijtë tokësor në Kosovë janë hapur që nga 1 qershori./KP/

Më Shumë

Joshua: Usyk do të jetë fitimtar ndaj Furyt

Anthony Joshua ka bërë një parashikim të guximshëm se kush do ta fitojë përballjen mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk. Më 18 maj, dy...

Në shkollat e Prizrenit nisin vizitat sistematike mjekësore, Totaj e shikon procesin nga afër

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar shkollën “Mustafa Bakiu” për ta inkurajuar dhe përshëndetur personelin mjekësor dhe nxënësit në kuadër të...

Lajmet e Fundit