6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Pastrohet shtrati i lumit “Drini i Bardhë” në Gjonaj të Hasit

Fondacioni për zhvillim “Drini” në bashkëpunim me OJQ “THY” me vullnetarë tjerë dhe klubi ekologjik “Gjon Buzuku” kanë organizuar aksion pastrimi dhe disa aktivitete argëtuese me mjete të riciklueshme me fëmijë në Urën e Drinit të Bardhë, në hyrje të fshatit Gjonaj të Hasit.

Aktivistja e Let’s Do It, Eglantina Osmanollaj, ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është pastrimi i shtratit të lumi “Drini i Bardhë”.

“Siç e dimë sot është Dita e Pastrimit të Botës 2019 në të njëjtën kohë po shënohet dita e paqes e kjo ditë  shënohet çdo vit më 21 shtator. Sot jemi këtu në Prizren në fshatin e bukur të Gjonaj jemi këtu me disa fëmijë dhe vullnetarë  nga “Fondacioni Drini”  së bashku kemi ndërmarrë një aksion pastrimi  dhe do të vazhdojmë me aktivitetet të tjera do të bëjmë shumë qejf me fëmijët ku do të përdorim disa materiale të riciklueshme. Qëllimi i këtij aksioni të sotëm është të i mobilizojmë sa më shumë njerëz dhe të mundohemi dhe të dërgojmë mesazhin për të mbajtur të pastër ambientin së bashku”, ka thënë Osmanollaj.

Taulant Hodaj nga fondacioni “Drini” ka bërë apel që qytetarët të mos hedhin mbeturina në tokë.

“Ne sot po e shënojmë “Ditën e Pastrimit” dhe gjithashtu në këtë zonë të Prizrenit në Gjonaj jemi duke ju bashkuar botës të pastrojnë botën të mbajnë të pastër natyrën pasi ne po jetojmë në natyrë”, ka thënë Hodaj.

Të pranishëm ishin mbi 50 vullnetarë, të cilët u angazhuan për një ambient më të pastër përreth lumit Drini i Bardhë,raporton Ekonomia Online.

L

Më Shumë

Përkujtohet dëshmori Ismajl Ahmeti në Maçitevë

Në fshatin Maçitevë është përkujtuar dëshmori Ismajl Ahmeti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë, familjarëve dhe qytetarëve. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një...

Aktivitet edukativ për sigurinë, nxënësit e Malishevës mësojnë për reagimin ndaj emergjencave

Në kuadër të manifestimit “Ditët e AME-së”, në Malishevë është zhvilluar aktiviteti edukativ “Edukimi për siguri në fokus”, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për...

Lajmet e Fundit