10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Me pasur shtet, Daçiqi s’do të kthehej në Serbi

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi ka reaguar ashpër ndaj vizitës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq në veri të Mitrovicës. Ai ka thënë se Daçiqit nuk është dashur t’i jepej kurrë mundësia që të hyjë në territorin e Kosovës.

Selimi në një deklaratë për “Epokën e re”, ka thënë se Daçiqi është dashur të arrestohet në momentin që ka hyrë në Kosovë. “Nuk është dashur kurrë t’i jepet mundësia Daçiqit që të vijë në Kosovë, veçanërisht në këto pozicione që mban Serbia karshi vendit tonë. Daçiqit në Kosovë nuk do të duhej t’i ndalohej ardhja, por shkuarja në Serbi. Me pasur sot shtet, Daçiqi nuk ishte kthyer në Serbi dhe atë para se me u përgjigj për të gjitha ato që i kanë bërë ai dhe aparati i Milosheviqit kundër shqiptarëve në Kosovë, por nuk kemi as shtet e as Qeveri. Kjo Qeveri nuk u ka lënë takat qytetarëve të Kosovës që të reagojnë ndaj kësaj vizite”, është shprehur Selimi.

Në këtë kontekst, Selimi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, për lejimin e vizitës së kryeministrit serb në veri. “Qeveria e Kosovës dhe kryeministri na kanë sjellë në këtë situatë, saqë edhe për ta kundërshtuar Serbinë është kundërshtim ndaj Qeverisë. Unë e kuptoj që kjo vizitë nuk do të duhej të ishte e zakonshme, por si pasojë e krejt asaj që është duke bërë Qeveria e Kosovës, e ka kthyer Daçiqin zakonshëm në Kosovë. Më e madhja dhe e keqja e kësaj, është mbjellja e Serbisë në Kosovë. Kështu që e bajshin meshnet Qeveria dhe të gjithë ata që e përkrahin këtë Qeveri dhe Daçiqin midis Kosove”, ka deklaruar Selimi.

Sipas tij, vizita e Daçiqit paraqet tendencë të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. “Shikojeni se ku e ka sjell Hashim Thaçi Kosovën. Ivica Daçiqi vjen sa herë të dojë midis Kosove. Daçiqi po sillet në territorin e Kosovës sikur të ishte në territorin e vet. Kjo i bie tendencë për ta ripushtuar Kosovën dhe për ta kthyer brenda territorit të Serbisë”, ka thënë Selimi.

Më Shumë

Lajmet e Fundit