Tetori, vendimtar për vizat

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se muaji tetor mund të jetë vendimtarë për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai ka thënë se në fillim të shtatorit mekanizmat e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizim të vizave, ndërsa procesi mund të përfundoj gjatë muajit tetor.

Në anën tjetër, anëtarët e komisionit për integrime evropiane dhe deputetë të subjekteve opozitare thonë se çështja e liberalizimit të vizave më shumë e lidhur me luftimin e korrupsionit sesa me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Sipas tyre nuk do të ketë liberalizim derisa nuk ka luftim të korrupsionit.

Ministrit, Bekim Çollaku ka thënë për “Zërin” se shqyrtimi, përkatësisht miratimi i rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është në agjendë të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian. /zeri.info

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit