Paul shpall kandidaturën për president

Senatori republikan, Rand Paul do të jetë në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e 2016-ës.

Lajmi konfirmohet përmes faqes zyrtare të senatorit të Kentakit. Pikërisht nga Kentaki pritet që Paul të shpallë edhe formalisht ambicien e tij.

“Do të garoj për president për t’i rikthyer vendit tonë parimet e lirisë dhe pushtetin e kufizuar të qeverisjes”, është thënë në postimin e publikuar në faqen zyrtare të Rand Paul.

Por përpara sfidës me kandidatin demokrat në 2016-ës, Paul duhet të mposhtë rivalitetin brenda llojit dhe nëse del fitues nga ky rivalitet atëherë do të jetë kandidati zyrtar i republikanëve që do të përballet me kandidatin demokrat për t’i zënë vendin Obamas.

Paul, 52-vjeç dhe një ish-kirurg okulistik, është emri i dytë i dalë nga radhët e republikanëve që njofton zyrtarisht ambicien për të marrë Shtëpinë e Bardhë. I pari që njoftoi kandidaturën ishte Ted Cruz, senator i Teksasit.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit