17.5 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Pazaret e Hashim Thaçit me Kosovën

Zëvendës kryeministi i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i punëve të jashtme, i njohur gjatë luftës me nofkën“Gjarpri”, është njëri prej ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që akuzohet më së shumti se e ka shitur Kosovën.

I gjithë kontributi i tij në luftën e Kosovës shpesh është vënë në pikëpyetje nga bashkëluftëtarë e nga diplomat të ndryshëm se për për interesa të ulëta personale ka lëshuar pe në raste vendimtare për vendin, raporton Gazeta Fjala.

Ai akuzohet se për një bisedë telefonike me ish-kryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, kishte nënshkruar demilitarizimin e UÇK-së.

Këtë e vërteton gjenerali anglez, Sir Mike Jackson, në autobiografinë e tij “Soldier”, libër në të cilin ai detajisht përshkruan momentin e nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizim.

“Unë i largova syzat nga hunda dhe i vendosa në njërën dorë, përderisa i spjegoja pozicionin tonë. Thaçi tundi kokën. Ne kaluam në tendën kryesore, ku të tjerët po prisin të ishin dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes. Jamie i dha Thaçit një laps. Dora e tij u dridh përdersa nënshkroi.

‘Ashtu’, tha Jamie. ‘Tani ti e merr shpërblimin tënd’. Ai nxorri një telefon satelitor dhe telefonoi Presidentin.

Pas disa fjalëve për spjegim, ai i kaloi telefonin Thaçit, dora e të cilit vazhdoi të dridhej përderisa po fliste.

Pasi Thaçi përfundoi telefonatën e tij, dikush nxorri një shishe me pije, dhe ne ngremë dolli për Kosovën”, shpjegon Jackson në librin e tij.

Mike Jackson-libri Soldier

Akuzë tjetër e rëndë i është bërë nga autori i librit “Këmbët e Gjarprit”, Veton Surroi, ku autori në libër thotë se Hashim Thaçi pranon marrëveshjen e ‘Rambujesë’ pasi që i premtohet një skenar filmi në Hollywood.

Ndërsa, akuzat për korrupcion, hajni e vjedhje janë akuza të cilat i vishen çdo ditë, si në senacat e Kuvendit, poashtu edhe në reagime e shkrime të ndryshme./GazetaFjala/

Më Shumë

Bali Muharremaj për Dr. Salih Bytyqin: Njeri i zemrës së madhe që ia kushtoi jetën shëndetit të qytetarëve

Kryetar i Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në varrimin e Dr. Salih Bytyqit, duke e cilësuar si njeri të zemrës së madhe, i...

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

Lajmet e Fundit