-2.3 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

PDK-ja godet Haskukën: Nuk shkoi pranë familjeve të viktimave

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën, se nuk u gjetë pranë familjeve të viktimave të fundit në këtë qytet.

Sipas këtij subjekti politik, gjendja e sigurisë në Prizren, është e brishtë.

“Gjendja e sigurisë në komunën e Prizrenit, lirisht mund të themi se është e brishtë dhe besa edhe alarmante. Brenda një jave, fatkeqësisht kemi 5 viktima, nga vrasjet që ndodhën në regjionin e Prizrenit. Rasti i mbrëmshëm i vrasjes së policit, sa ishte në detyrë, është lajm shokues për të gjithë”, thuhet në reagim të PDK-së.

“Institucionet e sigurisë, duhet të marrin më shumë masa preventive të sigurisë, në raste të tilla tragjike. Pa dashur të tingëlloj politike, mirëpo i pari i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, më së paku çka do duhej të bënte në raste të tilla, do duhej të gjindej pranë familjeve të viktimave, dhe të ofrohej nevoja e domosdoshme e institucioneve lokale, e jo të jetë këto ditë të rënda në Prishtinë”.

“Ndërsa nga këndi i tij si Kryetar, para përgjegjësive lokale, do të duhej të ishte në nivel detyre, dhe së paku do duhej të thirrej Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, për t’u diskutuar situata e fundit e sigurisë në qytetin e Prizrenit, sepse jemi në një situatë jo fort të zakonshme.

“Shpresojmë që rastet e tilla, të mos përsëriten kurrë më. Ngushëllime të sinqerta, familjeve të viktimave të fundit, në komunën e Prizrenit”.

Më Shumë

LDK-ja prezanton programin zgjedhor në Atmaxhë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në Atmaxhë. Kryetari i degës, Driton Selmanaj, tha se në këtë takim, bashkë...

VV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian

Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Alternativën dhe partinë Guxo e ka hapur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë. Kandidati për kryeministër nga ky...

Lajmet e Fundit