20.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

PDK-ja në presion për ta ftuar seancën

FloraBrovina14-08Rritja e presionit mbi Partinë Demokratike ka bërë që ajo të bindet për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive këtë javë, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të ndryshme i kanë thënë gazetës se nuk përjashtohet mundësia që Flora Brovina ta thërrasë seancën këtë të enjte të 20 nëntorit, për shkak se presioni tani është i madh, pas krijimit të rrethanave, ku do të votohet kandidati i propozuar nga PDK-ja.

“Edhe pse janë eliminuar arsyet e mosmbajtjes së seancës, PDK-ja ka refuzuar ta thërrasë atë për shkak se s’ka marrëveshje për qeverinë. Por presioni i rritur kohët e fundit ka bërë që PDK-ja të zmbrapset nga kërkesa për një marrëveshje pako”, ka thënë burimi.

Gazeta nuk ka arritur të vërë kontakt me kryesuesen Flora Brovina, ndërkaq nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se nuk është pjesë direkte e procesit dhe se nuk ka informata për një gjë të tillë.
Por Basri Musmurati, sekretar i përgjithshëm i PDK-së, ka paralajmëruar se kjo javë pritet të jetë përplot zhvillime, ku mund t’i jepet fund bllokadës pesëmujore. /koha/

Më Shumë

Trajnim në Rahovec për rritjen e gatishmërisë në emergjenca

Në Komunën e Rahovecit është zhvilluar një trajnim në tavolinë (TTX), me fokus rritjen e kapaciteteve institucionale për menaxhimin e situatave emergjente dhe forcimin...

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren

Është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në raportin e policisë thuhet se shtëpia është e braktisur dhe aty qëndron një person i pastrehë. Ai...

Lajmet e Fundit