25.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

LDK-AAK prishen për karrigen e Thaçit

Blloku 50Posti i kryeministrit ka shkaktuar çarje në raportet mes AAK-së dhe LDK-së, e për pasojë ka vënë në rrezik funksionalitetin e bllokut paszgjedhor, shkruan sot Koha Ditore.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar sidomos pas kërkesës së disa degëve të LDK-së, si ato të Gjilanit, Vitisë, Ferizajt, Deçanit, Lipjanit e Suharekës, që kryeministri t’i takojë kësaj partie, meqë ka edhe fuqinë më të madhe politike në koalicionin LAN.Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga posti i të parit të qeverisë, edhe me çmimin e prishjes së koalicionit.

Madje zyrtarë të AAK-së kanë ashpërsuar komunikimin me partnerin, duke iu rikthyer toneve kritike të përdorura në fushatën parazgjedhore.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së nuk kanë dashur të merren shumë me akuzat e AAK-së.

Në anën tjetër, Partia Demokratike po pret përçarjen eventuale të bllokut për ta marrë ndonjërën prej partive në koalicion. Për këtë arsye, partia e Thaçit javën e kaluar nuk e thirri vazhdimin e seancës, në përpjekje për të arritur marrëveshje edhe për qeverinë. /koha/

Më Shumë

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Kurti: Amerika është mikja dhe partnerja jonë historike

Kryeministri Albin Kurti sot është takuar me nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen. Pas takimit, përmes një shkrimi, Kurti...

Lajmet e Fundit