10.2 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

PDK-ja në pritje të prishjes së Bllokut

BasriMusmurati6-06Partia Demokratike i është përgjigjur negativisht kërkesave të bllokut për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Basri Musmurati ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të thirret pa marrëveshje paraprake mes partive.

PDK-ja thotë se si fituese e zgjedhjeve do të përfshihet gjithsesi në qeveri, raporton KTV.
Musmurati ka thënë se brenda javës së ardhshme vendi do ta tejkalojë këtë krizë. Ai beson që ndonjëra prej partive politike, pjesë e bllokut, do t’i bashkohet PDK-së.

Ai ka theksuar se PDK-ja do të presë deri pas takimit të liderëve me presidenten dhe pastaj do t’iu dërgojë edhe ftesa zyrtare partive politike.

Më Shumë

AAK kërkon edhe një mandat për Bali Muharremajn në Suharekë

Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, sot në tubimin elektoral në Suharekë, kërkuan besimin e qytetarëve që kandidati i kësaj partie për kryetar,...

Bukuria e Malit të Sharrit mahnit ambasadorin britanik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë përvojën e tij gjatë një ekskursioni në Malet e Sharrit këtë fundjavë, ku...

Lajmet e Fundit