PDK-ja në Prizren ngushëllon familjen e profesor Besnik Krasniqit

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, me keqardhje e ka pranuar lajmin e vdekjes të prof. Besnik Krasniqit.

“Ndarja nga jeta e njërit prej profesorëve më te? përkushtuar, e?shte? humbje jo vete?m pe?r familjen, komunitetin e mësimdhënësve, miqve, por edhe me? gjëre?”, thuhet në telegram të ngushëllimit të PDK-së.

“Besnik Krasniqi ishte kuvendar i dalluar në organin më të lartë legjislativ në Komunën e Prizrenit. Gjithashtu ishte shumë aktiv edhe si anëtar i kryesisë së PDK-së dega në Prizren, i cili me angazhimin dhe përkushtimin e tij të palodhshëm, la shembullin e tij më të mirë, se si të veprojnë dhe si të punojnë gjeneratat e reja, në të mirë të Republikës së Kosovës”.

“Me këtë rast, PDK dega në Prizren dhe kryetari i saj z. Shaqir Totaj, ngushëllon sinqerisht familjarët, kolegët, miqtë dhe të afërmit e prof. Besnik Krasniqi”.

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit