PDK-ja në Prizren uron festën e Fitër Bajramit

Me rastin e përfundimit të muajit të bekuar të Ramazanit, pas përmbushjes se obligimit të agjërimit dhe përkushtimit të plotë ndaj Zotit, dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe kryetari Minir Krasniqi, ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve të besimit Islam të komunës së Prizrenit.

“Dega e PDK-së në Prizren uron që kjo festë të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Fitër Bajramit duhet t’i gjendemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”, thuhet në urim.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete për të përcjell tutje përpjekjet tona qytetare e njerëzore drejt sukseseve dhe të ardhmës së ndritshme të shtetit tonë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit