22.2 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

PDK këmbëngul, liderët të arrijnë marrëveshje për zgjidhje

Memli Krasniqi hashim thaci2Heqja dorë e partive të Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje nga synimi për postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë shihet si një hap drejt zgjidhjes së ngërçit dhe si shpëtim nga zgjedhj

Akti i partive të Bllokut për të hequr dorë nga synimi për postin e kryeparlamentarit, nga analistët politikë shihet si një hap drejt zgjidhjes së ngërçit politik. Por, PDK-në ky zhvillim nuk përbën lajm.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se zhvillimi i vetëm është që liderët e partive të Bllokut i kanë thirrë mendjes dhe kanë vendosur ta respektojnë Kushtetutën, të cilën është dashur ta respektojnë nga fillimi.

“Është gabim të thuhet se kanë hequr dorë nga posti që s’iu ka takuar kurrë”, ka thënë Krasniqi për Radio Kosovën.
Sidoqoftë, as pas këtij zhvillimi, mbajtja e seancës nuk duket se do të jetë e mundshme pa një marrëveshje. Krasniqi thotë se partitë duhet të ulen të diskutojnë për të gjetur zgjidhje.

“Nuk mund të ketë rrugëdalje nga një situatë e tillë, e cila për fat të keq është krijuar artificialisht nga ana e Bllokut opozitar, pa u takuar dhe pa diskutuar. Dhe këto diskutime duhet të ndodhur, qoftë për të arritur zgjidhje, qoftë për t’u marrë vesh për zgjedhje”, tha Krasniqi.
Por analisti politik, Artan Muhaxhiri, konsideron se tashmë nuk ka arsye të kërkohen zgjedhjet e reja.

“Me veprimin e djeshëm, definitivisht është anuluar mundësia e zgjedhjeve të reja”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.
Sipas Muhaxhirit, akti Bllokut shënon fillimin e tejkalimit të ngërçit, por assesi përfundimin e tij, ngase siç thotë ai, duhen edhe shumë veprime të tjera prej akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë për formimin e Qeverisë së re.

“Blloku e ka bërë të veten, tash është detyra e zotit Thaçi dhe e PDK-së që të sillen në përputhje me realitetin dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e ngërçit”, tha Muhaxhiri.
Muhaxhiri thotë se tash i takon Bllokut që ta bindë edhe presidenten edhe bashkësinë ndërkombëtare se e ka një shumicë stabile. Por, sipas Muhaxhirit, nëse Blloku nuk mund të garantojë që në një kabinet qeveritar do t’i përfshijë edhe Vetëvendosjen edhe Listën Serbe, atëherë do të jetë e obliguar ta përfshijë edhe PDK-në.

Më Shumë

Avdyli: Ekziston një marrëveshje me Nismën, sigurt i kemi 61 vota

Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli, kanë thënë se kanë arritur një marrëveshje me Nismën. Avdyli tha në Koha se...

AKP ju fton të merrni pjesë në shitjen e 13 aseteve në regjionin e Prizrenit

Për të rritur transparencën dhe mbështetjen për investitorët, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka bërë publike për herë të parë çmimet orientuese për asetet...

Lajmet e Fundit