25.3 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Zenun Pajaziti: Nuk jam kandidat për Kryeministër, në asnjë variant

ZenunPajazitiFjalët që po qarkullojnë se nëse arrihet të realizohet kërkesa e PDK’së për Qeveri Gjithëpërfshirëse, Zenun Pajaziti do të jetë i nominuar për kryeministër, i ka mohuar vetë Pajaziti, në një prononcim për Express.
“Partia Demokratike e ka kandidatin e vet për kryeministër, që është Hashim Thaçi. Ai është më meritori i Partisë Demokratikë për këtë pozitë dhe ashtu do të mbetet”, ka thënë për Express, Pajaziti.
Ai e konsideron të gjatë rrugën për të ardhur deri te Qeveria Gjithëpërfshirëse, ndërsa thekson se nominimi i Hashim Thaçit për kryeministër qëndron dhe nuk do të ketë të nominuar tjetër.

PDK kërkon qeveri gjithëpërfshirëse me kryeministër Zenun Pajazitin

–Partia Demokratike e Kosovës ka disa ditë që po kërkon edhe zyrtarisht një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Burime të sigurta brenda PDK-së i kanë than ORAinfo.com se PDK këtë po e sheh si mundësi për të dalë nga ngeci dhe për të tejkaluar sfidat që e presin Kosovën. E për këtë mundësi, duke se PDK po e sakrifikon edhe kreun e saj, Hashim Thaçin.

“Ne e kemi diskutuar në disa nivele në parti dhe për ne ky është një opsion më i miri deri tash dhe që i duhet Kosovës. Kur kemi biseduar se kush do ë mund të ishte kryeministër konsensual, atëherë një prej emrave që do të ishte më i pranueshëm është ai i Zenun Pajazitit”, ka thënë një zyrtar i lartë në PDK.

Sipas tij, Pajaziti është i ri në moshë dhe ka respekt edhe nga partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma.

“Ai ka qenë dikur edhe në LDK, deputet dhe ministër dhe ka raporte korrekte me të gjithë dhe do të ishte i pranueshëm për secilën palë”, ka thënë ky zyrtar.

Sipas tij, qeveria me bazë të gjerë nuk do ta kishte vetëm VV-në, por vetëm PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën eventualisht.

Një formë e tillë ka funksionuar edhe në vitin 2001, kur Bajram Rexhepi u bë kryeministër e Ibrahim Rugova president.

Më Shumë

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Suhareka pret edicionin e 24-të të manifestimit tradicional “Festari”

Komuna e Suharekës do të jetë nikoqire e edicionit të 24-të të manifestimit tradicional “Festari”, që këtë vit do të zhvillohet nga 15 deri...

Lajmet e Fundit