7 C
Prizren
E hënë, 3 Shkurt, 2025

PDK kërkon rinumërim të votave në Prizren e Rahovec

Partia Demokratike e Kosovës ka denoncuar sot parregullësi të shumta në procesin zgjedhor për Komunat e Prizrenit dhe Rahovecit.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Kujtim Gashi, njëherësh sekretar i degës së PDK-së në Prizren, tha në një konferencë për media se të dielën në Prizren gjatë procesit të votimit ka pasur shumë parregullësi nëpër disa qendra të votimit, të cilat sipas tij e kanë dëmtuar procesin zgjedhor në dëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thëmë se për të gjitha parregullësitë kanë paraqitur ankesa me fakte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke kërkuar rinumërim dhe rivotim nëpër qendrat ku janë gjetur parregullësitë.

Në të kundërtën, Gashi tha se PDK nuk do t’i pranoj rezultatet e balotazhit që u zhvillua më 19 nëntor. Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve t’i përmirësojnë deformimet dhe shkeljet e rënda qe kanë ndodhur, në të kundërtën, Gashi tha se duhet të përsëriten zgjedhjet për ta sjellur në vend vullnetin demokratik të qytetarëve të Prizrenit.

“Ka pasur shkelje të rëndë në qendrat e votimit numër 2004/A në shkollën fillore “Motrat Qiriazi”, në Prizren, pastaj në vendvotimet 2004/A03R, 2004/05R, 2004A/06R, 2004A/07R. Ne tanimë kemi kërkuar edhe zyrtarishtë nga PZAP që të urdhërohet rivotimi në këto vendvotime”, tha Gashi.

Ai po ashtu ka treguar se janë paraqitur ankesa në PZAP edhe për parregullësi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Rahovecit. “Në qendrën e votimit “Liria” në Bellacërkë është zvogëluar numri i votave të kandidatit tonë Idriz Vehapi.

Këtu kërkojmë rinumërim të votave. Ndërsa në qendrën e votimit 1626A në shkollën “Isa Boletini” ka pasur blerje votash për kandidatin Smajl Latifi. Për këtë rast ka edhe fotografi dhe ky rast tanimë është i hapur edhe në Prokurori dhe presim edhe këtu rinunërim”, tha Gashi.

Ai po ashtu ka paraqitur fakte për parregullësi të shumta në qendrën e votimit 1612 në fshatin Ratkoc të Rahovecit. Për këtë ai tha se PDK ka kërkuar nga PZAP që të shpall të pavlefshme rezultatet e kësaj qendre të votimit.

Në këtë konferencë për media, përveç denoncimeve të shumta të parregullësive, Gashi ka falenderuar të gjithë votuesit qe kanë besuar në platformën qeverisëse të PDK-së nëpër komunat e Kosovës.

Më Shumë

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve të Kosovës përmes një reagimi publik ka shprehur hapur kundërshtimin me vendimin e Ministrit të Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve...

McKinnis i Bashkimit shkëlqen si MVP me dyshifror të dyfishtë

Bashkimi po vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme në elitën e basketbollit kosovar, ku fitorja e fundit ndaj Golden Eagle Yllit e konfirmoi këtë....

Lajmet e Fundit