3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

PDK kërkon të ‘rrëzohet’ qeveria

Hashim Thaci 2Ngërçi i krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të reja parlamentare.

Ky është qëndrimi i pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.

Zyrtarët e PDK’së, LDK’së, AAK’së po pajtohen që të mbahen zgjedhjet parlamentare menjëherë pasi të mbahen zgjedhjet lokale të tre nëntorit.

Përveç Vetëvendosjes që kërkon zgjedhje të menjëhershme, PDK, LDK dhe AAK përmendim pranverën si kohën më të largët kur duhet të votohet për Parlamentin e ri.

Aktualisht, pozita nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës. Kjo u pa edhe sot, kur seanca dështoi tri herë në mungesë të kuorumit për të votuar vendimin e Qeverisë për privatizimin e PTK’së,

Në PDK thotë se për të dal nga kjo krizë që ka përfshirë Kuvendin duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Madje, Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami thotë se nuk do të lejohet të komprometohet Kuvendi, por do të dilet nga kjo situatë me anë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Në qoftë se kjo është një taktikë për të provokuar zgjedhje të parakohshme, atëherë edhe mazhoranca duhet të reflektojë dhe në qoftë se ka një konsensus nuk ka asnjë dëm politikë nëse zgjedhjet e parakohshme mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm”, ka thënë Bajrami, për Gazetën Express, të enjten.

“Kjo është në interes të vitalitetit të organeve të Kosovës. Do të jetë kompromituese në qoftë se Parlamenti në vazhdimësi nuk ka kuorum dhe nuk mund të merr vendime. Nuk do të lejojë Parlamenti një komprometim të tillë të rolit të vet kushtetues”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, edhe anëtari i Kryesisë së LDK’së, Arben Gashi ka thënë se shumë shpejt do të vendoset për ta quar në votëbesim Qeverinë Thaçi II.

“Do të vijë momenti shumë shpejt ku do të merren hapat konkrete për të rrezuar këtë Qeveri. Duhet të kemi ndryshime në qeverisjen e Kosovës përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, ka thënë Gashi.

“Jam i bindur se përgjigjen do ta keni shpejt”, ka deklaruar ai, kur është pyetur se kur do të qitet në votëbesim Qeveria e Kosovës

Megjithëkëtë, AAK e cila sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka qëndruar në Parlament për të bërë kuorumin Qeverisë është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, jo pa përfunduar zgjedhjet lokale.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ardian Gjini ka thënë se në këtë moment Kosova nuk ka nevojë për aventura zgjedhore.

“I kemi njëherë zgjedhjet lokale dhe ato duhet të kryhen. Kemi ngecur në reformën zgjedhore në kodin zgjedhor. Mendoj se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të ndodhin nëse partitë mendojnë se duhet të ndodhin. AAK mendon se nuk duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë Gjini.

“Ne duhet të fokusohemi në zgjedhje lokale, të ndershme dhe sa më kualitative. Kosova ka agjendë të vetën zgjedhore dhe duhet ta presim pranverën e vitit 2014”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, Nënkryetari i PDK’së, Arsim Bajrami thotë se atmosfera e zgjedhjeve lokale e ka përfshirë Kuvendin dhe në këtë mënyrë edhe opozita është bashkuar kundër Qeverisë.

Bajrami përmend faktin se në dhjetë vitet e fundit asnjë mandat nuk ka përfunduar në mënyrë të rregullt, pa pasur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, edhe ky mandat do të ketë fatin e kuvendeve paraprake.

“Në dhjetë vjetët e përvojës parlamentare, asnjë Kuvend i Kosovës nuk ka vazhduar mandatin më tepër se tre vjet. E shoh krejt normale nëse një situatë e tillë zgjatë dhe kemi ngërçe atëherë situata më e mirë është të mendohet edhe për zgjedhje të parakohshme”.

Në dhjetë vjetët e përvojës parlamentare, asnjë Kuvend i Kosovës nuk ka vazhduar mandatin më tepër se tre vjet”.

Më Shumë

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë...

Aulona Muhadri: Basketbolli për mua është jetë

Basketbollistja më e mirë e vitit, Aulona Mohadri, ka shpërndarë emocionet e saj për sportin që ka formësuar jetën dhe karrierën e saj. Ajo...

Lajmet e Fundit