-1.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

PDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas këij subjekti politik, zgjedhjet do ta shpëtonin Prizrenit.

“Zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme për të shpëtuar nga kjo katrahurë që e kanë kapluar qytetin bandat kriminale të VV-Hajnisë”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Disa abuzuesve që po keq-qeverisin me pozitat e tyre publike, dita e ditës po i bien maskat”.
“Hajnat ordiner në këtë subjekt politik e “patriotik” shpejt duhet të përfundojnë në burg, aty ku u kanë vendin. Këta që në të kaluarën trumbetojshin se do ta luftojnë korrupsionin, sot vet këta abuzues po vjedhin në mënyrë të orkestruar”.

“Ngjarjet e fundit që po ndodhin në komunë, janë për keqardhje dhe ngjasojnë me veprime amatore dhe qesharake, ndërsa “kryetarin” e Prizrenit Mytaher Has-kukllën, e kanë zënë në gjumë këto veprime”.
“Zhvillimet dramatike në disa drejtori të ekzekutivit, duhet të investigohen nga organet e drejtësisë, si dhe të monitorohen nga ojq-të dhe mediat”.

“VV-Hajnitë sistematike që po ndodhin në disa projekte, duhet që për shkak të transparencës, të hulumtohen dhe të kuptoj opinioni publik, se çfarë shkelje dhe vjedhje kanë bërë disa drejtor që vijnë nga subjekti hajn VV”.

“Përkundër denoncimit publik të bërë nga ana e kuvendarit të PDK-së, z.Getoar Besimi, lidhur me këto vjedhje, asnjë fjalë nuk e thanë ojq-të dhe mediet, dhe çka është më e rëndësishmja, asnjë veprim nuk e morën organet e drejtësisë, ku për kësi raste, duhen hetuar këto shkelje dhe vjedhje që po ndodhin, dhe rrjedhimisht duhet ta bëjnë punën e tyre organet tona të drejtësisë, dhe të veprojnë konform ligjeve tona, në kuadër të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

“Në vendet demokratike siç ndodh rëndom, kur një qytetar denoncon publikisht një hajni me fakte, personi në fjalë falënderohet nga institucionet për veprime të tilla, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta, ku ndaj kuvendarit opozitar, z.Getoar Besimit, kanë filluar linçimet, shantazhet madje edhe kërcënimet nga ana e pushtetit kriminal dhe vjedhës”.

“ Mirëpo për asnjë moment dhe për asnjë qmim për raste të tilla nuk do të ndalemi, duke treguar për hajnitë e juaja ordinere, që po i bëni pothuajse në secilin tender publik”.

“Andaj i sugjerojmë institucioneve të drejtësisë: prokurorisë, policisë dhe departamentit të krimeve të rënda ekonomike, që të hetojnë dhe monitorojnë mënyrën e vlerësimit, nga komisionet e zhytura në krim dhe korrupsion të prokurimit publik, deri tek nënshkrimi i këtyre kontratave me operatorët ekonomik”.

“Na ka pas lodh lideri i tyre demagogu Albin Kurti se do e luftojnë korrupsionin. Na kujtohet të gjithëve në fushata zgjedhore sllogani i demagogut: “Me Mytën kemi me e Mytë Hajninë”. Ndërsa pikërisht tani në Prizren, korrupsioni është ul kam kryq në komunë, dhe korrupsioni tani po lulëzon dita e ditës nga hajnat ordiner të VV-së”.

“Ne rekomandojmë që organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre, ndërsa ju hajnat ditor dhe ordiner, ndalini bandat e juaja kriminale, sepse nuk frikësohemi nga format e tilla perfide, siç keni zgjedh ju me veprua”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet

Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar 422 euro të falsifikuara. Policia ka sekuestruar paratë dhe rasti është...

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Së pari, pati raportime se Al-Hilal, një tjetër klub saudit, donte që Cristiano Ronaldo të zëvendësonte Neymarin, i cili ishte duke u larguar nga...

Lajmet e Fundit