16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

PDK, LDK, VV, AAK-LDD dhe PK, në kërkim të emërave për kryetar të Prizrenit

KOSOVO-VOTEPartia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ende nuk ka emëruar kandidatin për kryetar të Prizrenit. Deputeti i PDK-së, Nait Hasani tha se është në konsultime me liderin e partisë, Hashim Thaçin, dhe se shumë shpejtë do të dihet emri i kandidatit. “Jemi në konsultime me kryetarin e partisë dhe do të vendosim shumë shpejt”, ka thënë Hasani.

Dega e AAK-së dhe ajo e LDD-së, ndërkaq  në zgjedhjet e 3 nëntorit do të garojnë në koalicion.Këto dy subjekte politike  ende nuk janë përcaktuar për kandidatin që do të garojë në zgjedhje. Emri i vetëm që është lakuar deri më tash nga  këto dy subjekte politike ka qenë ai i Lulëzim Kabashit. Zyrtarizimi i Kabashit pritete të bëhet në ditët e ardhshme.

Kryetari i Lëvizjes  “Vetvendosje”, Arbër Rexhaj, ndërkaq  tha se në ditët në vijim do ta përcaktohet një afat kur ata që janë të interesuar do t’i paraqesin kandidaturat për kryetar  të Prizrenit. “Përzgjedhja  do të bëhet nga anëtarësia e Vetëvendosjes”, tha rexhaj.

Edhe Partia Konservatore(PK), ka paralajmëruar se së shpejti do të dal me kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Bashkimi Demokratik, deri më tash janë  subjektet e vetëme politike që kanë emëruar kandidatët për kryetar të Prizrenit.LDK-ja do të kandidojë me Eqrem Kryeziun, ndrësa  BD-ja me Zafir Berishën./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

PDK propozon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka folur për zgjedhjet e parakohshme. Në fjalën e tij, Tahiri ka treguar se PDK e...

Lajmet e Fundit