2.8 C
Prizren
E enjte, 28 Nëntor, 2024

PDK me akuza për Haskukën: Rrenat duhet të kenë një limit

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren akuzon kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën, për gjendjen e

papastërtisë në qytet.

Sipas këtij subjekti politik, Haskuka deri më tash është treguar i papërgjegjshëm.

Komunikata e plotë dhe pa ndërhyrje e PDK-së në Prizren

Vazhdon gjendja alarmante dhe me rrezik të madh të përhapjes së ndonjë epidemie, nga papastërtia e madhe në komunën e Prizrenit. Krejt kjo si pasojë e dështimit dhe papërgjegjësisë totale të kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Në kohën sa ka qeverisë PDK, në krye me prof.dr.Ramadan Mujën, Prizreni ishte shpallur nga GIZ, si qyteti më i pastër në Kosovë, ndërsa në vitin 2013 Prizreni, ishte shpallur si njëri ndër 10 qytetet më të bukura në botë. Ndërsa sot, në kohën e qeverisjes nga Vetëvendosje, Prizreni është qyteti më i papastër në Kosovë, si dukuria më e shëmtuar në komunën tonë.

Ndryshimi në Prizren me VV-në ka ardhur, mirëpo ndryshimi ka ardhur për të keq. Nuk mbahet në mend ndonjëherë, që Prizreni ka qenë në këtë gjendje nga papastërtia e madhe.

Ne jemi në përfundim të sezonës verore, ku gjatë verës shtohet numri i vizitorëve nga e gjithë bota, ku këtë vit, kjo situatë e krijuar, i ka lënë përshtypjen më të keqe vizitorëve të huaj.

Gjithashtu gjatë verës vijnë edhe mërgimtarët tanë, të cilët kalojnë pushimet verore në vendin e tyre, dhe nga pasqyra reale në Prizren, janë zhgënjyer shumë nga papastërtia e krijuar. Po ashtu gjatë verës temperaturat rriten dhe nga mbeturinat e shumta, qyteti i Prizrenit kundërmon gjithandej. Pothuajse asnjëherë nuk është pastruar shtrati i Lumbardhit.

Rrugët janë shëndrruar në deponi ilegale, brenda lagjeve të ndryshme në qytet. Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka, në njërën nga zotimet elektorale, ishte zotuar për largim të deponive ilegale.

Po bëhen 8 muaj, që vazhdon kjo gjendje alarmante, dhe këtu më së shumti pasojat po i vuajnë qytetarët tanë.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, ka shpallur 2 herë fitues, një kompani të papërgjegjshme me tabela të Serbisë, dhe këtu Vetëvendosja demaskohet, sepse kauzat e tyre për Bashkim Kombëtar, po dalin të jenë kauza të rrejshme.
Me kompanitë fituese, zyrtarë të lartë të VV-së, duke u nisur nga niveli qendror dhe lokal, po bëjnë pazare dhe afera korruptive, në emër të tenderave.

Arsyetimet banale të Mytës, për bllokim të procesit nga institucionet qendrore, qytetarit tonë nuk i bëjnë përshtypje, dhe as që bënë të i interesojnë, sepse qytetarët po paguajnë për shërbime, ndërsa në realitet qytetarëve nuk po i ofrohen shërbimet adekuate.

Në njërën anë, kryetari i komunës edhe mund të ‘’arsyetohet’’ sepse nuk është i njoftuar me gjendjen reale, për shkak se ditën struket në zyrën e tij, ndërsa pas dite udhëton për Prishtinë.

Rrenat e juaja duhet të kenë një limit. Veproni sot, që nesër mos të jetë vonë, sepse nëse vazhdon tutje kjo situatë e rënduar, atëherë rrezikohemi për mundësinë e përhapjes së ndonjë epidemie të madhe, ngase edhe lumenjtë janë të mbushura me kafshë të ngordhura dhe mbetje inerte, rrugët janë mbushur me qenë endacak, që janë edhe rrezik për përhapje të sëmundjeve të ndryshme.

Nëse nuk jeni në gjendje për të menaxhuar situatën, atëherë ofroni dorëheqje, dhe në krye të Prizrenit, vjen një subjekt, i cili ka prioritet mbi të gjitha qytetarët tanë.

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka po tregohet amater në politikë dhe injorant për mos realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, dhe po i neglizhon kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Ky kryetar nuk meriton të udhëheq me Prizrenin, sepse po sillet si një dështak i madh, karrshi obligimeve të tij që i takojnë, si i pari i komunës sonë.

Një parti e cila sot nuk mund të menaxhojë me mbeturinat në komunën tonë, ku papastërtia e ka mbuluar çdo cep të Prizrenit, atëherë qytetarë të nderuar, imagjinoni çfarë mund të presim nesër nga Vetëvendosje.
Dita e ditës, po dëshmohet se vetëm Partia Demokratike e Kosovës, ka vizion dhe guxim që t’i shtyjë proceset përpara si në nivel lokal dhe qendror. Qytetarët dhe vet votuesit e Vetëvendosjes, janë të zhgënjyer nga kjo qeverisje e inkriminuar në nepotizëm, krim dhe korrupsion.

Vetëvendosje dhe Mytaher Haskuka e ka kontaminuar Prizrenin!

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në gjashtë gradë Celsius

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes parashihen ngrica, ndaj edhe pjesëmarrësit në komunikacion...

Kryetari i Rahovecit njofton për vdekjen e veprimtarit të UÇK-së, Sabri Popaj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar sot me pikëllim të thellë për vdekjen e veprimtarit dhe ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të...

Lajmet e Fundit