4.8 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

PDK merr mbështetje në Zhur

Banorët e fshatit Zhur i kanë dhënë mbështetje Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj për deputetë nga qyteti i Prizrenit.

Kandidatët e PDK-së për deputet nga Prizreni, dje në orët e mbrëmjes u takuan me strukturat e nëndegëve të Degës së Zhurit, në Zhur.

Kryetari i Degës së Zhurit, Bedri Hoxha, duke i uruar sukses në radhë të parë Partisë Demokratike të Kosovës, i ka përgëzuar kandidatët e PDK-së nga Prizreni, që garojnë për Parlamentin e Kosovës.

Ai në fjalën e tij, ka theksuar se “mbështetja e zhurjanëve është më e madhe se asnjëherë më parë, pasi populli ka parë se nën udhëheqjen e partisë që i ka vjedhë votat, jo vetëm se nuk po qeverisë mirë me Prizrenit, por i ka lënë të gjitha investimet në gjysmë dhe ka zhgënjyer të gjithë popullit. Andaj, populli i Zhurit dhe fshatrave që i mbulon Dega e PDK-së së Zhurit janë të gatshëm, të vullnetshëm që ta mbështesin vizionin e PDK-së për një fitore sa më të madhe”.

“Strukturat e Degës së PDK-së do të jenë të përkushtuara në mbrojtje të votës nga huliganizmi i partive që na grabitën fitoren dhe tash po përpiqen që të na i grabisin edhe shpresat për shtetin e Kosovës, por këtë herë do të jemi më të mobilizuar se kurrë më parë”, theksoi Hoxha.

Shaqir Totaj, shef i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Prizren dhe njëherësh kandidat për deputet, në fjalën e tij ka potencuar rolin dhe rëndësinë e mbështetjes së vizionit të PDK-së nga këshilltari i presidentit Tramp.

“Duhet të shërbejë mesazh jo vetëm për anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, por për gjithë popullin e Kosovës se sa i respektuar është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës zotëri Kadri Veseli për Amerikën dhe se ne duhet ta respektojmë vullnetin politik të Amerikës dhe të votojmë për PDK-në”, potencoi Totaj.

Ai më pas ka folur para strukturave të kësaj dege edhe për rëndësinë e komisionarëve dhe vëzhguesve të PDK-së dhe ka theksuar se angazhimi i komisionarëve dhe vëzhguesve të PDK-së, do të jetë në shërbim të Kosovës,

“Sepse ruajtja e votës do të thotë ruajtja e shtetit, rrugëtimi i sigurt i ardhmërisë, andaj u përgëzoj që më parë dhe ua uroj fitoren e sigurt”, theksoi Totaj.

Në këtë takim me struktura të Degës së Zhurit kanë folur edhe kandidatët tjerë të PDK-së nga Prizreni, profesor universitar Kadri Kryeziu, Bear Berisha i biri i Xhevat Berishës dhe Dhurata Tahiri, të cilët e morën mesazhin nga strukturat e kësaj dege se PDK-ja është partia më e organizuar në vend. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Shaqir Totaj

Më Shumë

Totaj emëron Samra Ilijazin drejtoreshë të Inspektorateve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot për një tjetër emërim në kuadër të Ekzekutivit . Ai ka bërë të ditur se...

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Lajmet e Fundit