PDK në Malishevë akuzon Nismën për presion ndaj votuesve

Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka thënë se Nisma po u bën presion votuesve në këtë komunë.

Kilaj tha për klankosova.tv, se në Malishevë ka arritur edhe vetë lideri i Nisma, Fatmir Limaj së bashku me eskortën e tij, të cilëtsiç tha ai po u bëjnë presion psikik qytetarëve atje.

“Shpejtim Telaku, shoferi i Fatmir Limajt, Veli Limaj, zyrtar policor, Shefki Shurdhaj, polic pa uniform, dy djemtë e ish-kryetarit Begaj, Astrit Begaj dhe të tjerë. Ky është një grup njerëzish që po u bëjnë presion, joshje dhe gjithçka tjetër qytetarëve që drejtohen për në qendrën e votimit në Banjë”.

“Fatmir Limaj me eskortën e tij ka vizituar këtë qendër edhe pse nuk është votues. Komandanti i policisë në Malishevë, Halil Morina nuk komunikon me KKZ-në dhe është fajtor për mosndërhyrje”, tha ai.

Më Shumë

OVL-UÇK në Prizren i dhuron motor elektrik invalidit të luftës së UÇK-së, Florim Kryeziut

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren ka njoftuar se, falë donacionit të kompanisë “Sat Styro”, është dhuruar një motor elektrik për...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit