11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

PDK në Prizren: Albin Kurti po e keqpërdorë Haskukën për afera të korrupsionit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka akuzuar kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurtin se po e keqpërdorë kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën për afera korruptive.

Ish-drejtori i Urbanizmit nga ky subjekt politik, Visar Islamaj tha propozim-vendimi, për dhënien me koncesion të pronës publike komunale, operatorit ekonomik ka elemente korruptive.

“Këtij vendimi i ka paraprirë vizita e liderit të VV-së Albin Kurti, i cili me datë: 14.09.2019, ishte në Prizren, tek një operator ekonomik, të cilët u dakorduan që sot me datë: 25.09.2019, të hyj në rend dite propozimi për koncesionimin e pronës publike me operatorin, dhe dhënia e të ‘’drejtës’’ Mytaher Haskukës, të bëjë pazar me operatorin, me qëllim që të krijoj favore, për afera korruptive të udhëheqësve nga niveli qendror në bashkëpunim me nivelin lokal”, tha ai.

“Dega e PDK-së në Prizren, bashkë me grupin e ekspertëve, ka konstatuar, se ky propozim-vendim, nuk ka bazë juridike, por në vete përmban veti të korrupsionit dhe realizim të interesave të grupeve kriminale brenda VV-së”.

“ Është fat i keq, që qyteti i Prizrenit, qe dy vite, nuk ka një kryetar, që i realizon interesat e qytetarëve, për çka është zgjedhur, por i nënshtrohet fuqive madhore të urdhërdhënësve, të cilët e kanë zgjedhur për t’i shërbyer, në dëm të qytetarëve”.

“Propozim-vendimi i Mytës, bazë juridike, e ka kërkesën e oligarkut, ligjin për partneritet publiko-privat, ligjin mbi koncesionet, pa e specifikuar dispozitën juridike të këtyre dy ligjeve, dhe ligjin mbi dhënien në shfrytëzim të pronës publike komunale”.

“Që të tre ligjet e përmendura në preambulë të këtij propozim-vendimi, nuk e kanë një ndërlidhshmëri të dispozitave, që e rregullojnë materien në fjalë, dhe ne si parti, na len me kuptu, se ky përshkrim i ligjeve, është bërë me qëllim për të mjegulluar interesin, që fshehet pas këtij propozim-vendimi, me objektiva të bazuara korruptive”.

“Ligji mbi dhënien në shfrytëzim të pronës publike komunale, si kriter të domosdoshëm, e ka arsyshmërinë mbi interesin publik apo përfitimin ekonomik të komunës. Në këtë propozim-vendim, në asnjë rrethanë, nuk është përmendur interesi publik, por mbi të gjitha i shkel parimet bazë, duke cenuar konkurencën e lirë, që është e përcaktuar me nenin 15 dhe 16 të po këtij ligji, ku përmes mbylljes së konkurrencës, i jep hapësirë vetes, për të bërë pazare me pronën publike, sikur të ishte prona e tij private”.

“Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren, duke i parë veprimet kriminale, të njëpasnjëshme të Mytaher Haskukës, ditëve në vijim, do të përgatisë disa kallëzime penale, me qëllimin e vetëm, qe të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të qytetit të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Lajmet e Fundit