14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

PDK në Prizren: Vetëvendosje po shpif nga frika e humbjes

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, i ka quajtur shpifje akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje!
Sipas këtij subjekti politik, VV-në e ka kapur frika e humbjes.

“ Reagojmë ndaj deklaratës dhe shpifjeve të VV-së, në Prizren, të cilat i konsiderojmë frikë, humbje të rradhës së këtij subjekti politik në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe se nuk është asgjë më shumë se veç një deklaratë politike shterpe për efekte elektorale”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“ PDK në Prizren, konsideron se kjo është një deklaratë e pabazë dhe me nuanca infantiliteti politik meqë rritja e Forcës së Ndryshimit në Prizren, ka alarmuar oponentët kundërshtar dhe të tillët tani kanë filluar të mirren me përgënjeshtrime të pabaza, duke qenë joserioz para medieve dhe opinionit të gjërë publik”.

“ Kryetari i ardhshëm i Prizrenit, Shaqir Totaj, do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prizrenit, pavarësisht bindjeve politike”.
“Kjo tregon qartë që, partive politike, pretëndente në këtë garë zgjedhore, u mungon programi dhe platforma qeverisëse, konform nevojave dhe rrethanave të krijuara në qytetin tonë, andaj si rezultat i kësaj ata bëjnë deklarata tendencioze të ulëta dhe të pabaza”.

“ PDK vlerëson se doktrina e pastrimit të trurit, lansuar nga VV-ja, është duke dalur në shesh, para qytetarëve, dhe se shembujt e dhunës që i ofron ky subjekt politik, nuk janë alternativa që i nevojitet qytetarëve të Prizrenit, meqë ligji i xhunglës që e aplikon dhe tenton ta instaloj VV-ja, nuk ka vend në Demokracinë tonë dhe se ajo epokë e errët e njerëzimit ka përfunduar shekuj më parë

“ Ne u bëjmë me dije se Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, vazhdon t’i prijë karvanit të fitoreve të njëpasnjëshme, si në nivelin lokal edhe në atë qendror, për 7 pale zgjedhje rresht, prej vitit 2007, duke mbetur forcë politike e pakonkurrente në Prizren”.

Më Shumë

Drini i Bardhë, kampion pa humbje – ngre kupën mes festës bardh e blu

Drini i Bardhë e përmbylli sezonin 2024/25 në mënyrën më të mirë të mundshme: si kampion absolut i Ligës së Tretë, pa asnjë humbje...

Dëmtohen varrezat në Rahovec, policia nis hetimet

Një rast i dëmtimit të varrezave ka ndodhur pasditen e së hënës në Rahovec. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se lidhur...

Lajmet e Fundit