Bujar Hasani deklarohet i pafajshëm

Drejtori i Inspektorateve në Prizren u deklarua i pafajshëm për konstruksionin metalik të ndërtuar në Qendrën Historike.

Bujar Hasani, drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit u deklarua i pafajshëm për shpërdorim detyre në lidhje me akuzat për ndërtimin e një konstruksioni metalik në Zonën Historike që është pronë komunale.

Pafajësinë e deklaroi edhe Enver Bytyqi, inspektori i ndërtimeve në Komunën e Prizrenit që akuzohet se nuk e pengoi shefin e tij për ta ndërtuar konstruksionin.

Drejtori Hasani akuzohet edhe për uzurpim të paligjshëm të pronës se paluajtshme.

Sipas aktakuzës, Bujar Hasani ngarkohet se si drejtor i Inspektorateve për të përfituar për vete nuk ka larguar konstruksionin metalik në Zonën Historike të Prizrenit.

Konstruksioni metalik, sipas prokurorisë, ishte vazhdim i lokalit “Fellas”, pronë e Bujar Hasanit.

Aktakuza tregon se prej janarit 2015 e deri tash Hasani ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të qytetit.

Enver Bytyqi akuzohet se nga viti 2015 e deri tash nuk ndërmori inspektime për të iniciuar largimin e konstruksionit metalik të vendosur nga shefi i tij.

Gazeta Jeta në Kosovë në prill të këtij viti shkroi për shfrytëzimin e kundërligjshëm të pronës komunale nga drejtori Bujar Hasani.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit