PDK e Thaçi s’e bëjnë hesap Degën e Prizrenit

Thaci dhe MujaDikur e vizitonte shpesh Prizrenin. Sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Mirëpo, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, ka kohë që nuk është parë në këtë qytet, të cilin vazhdimisht e lavdëron për vlerat që ka dhe ku pushtetin e ka partia e tij.

Mirëpo, ka burime që thonë se kreu i PDK-së nuk është parë këtu që nga fushata e zgjedhjeve të fundit, në fund të pranverës së vitit të kaluar. Mungesën e tij fizike, e madje edhe rrallimin e komunikimit, e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e Degës së kësaj partie në këtë qytet. Thaçi, i cili mban pozitën e zëvendëskryeministrit të vendit dhe atë të ministrit të Jashtëm, jo që nuk ka ardhur hiç që nga zgjedhjet e 8 qershorit, por ai po del se në këto raste nuk është takuar as me kreun e Degës, Minir Krasniqin./Zëri/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit