Begaj s’i mbajti premtimet

RagipBegaj-kryetariMalishevesSubjektet opozitare që veprojnë në Malishevë kanë kritikuar kreun e Komunës, Ragip Begaj, për mospërmbushje as për së afërmi të premtimeve të dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas tyre, shkalla e realizimit nuk është as dhjetë për qind e asaj që kryetari u ka premtuar banorëve, sidomos në punësim, realizim të projekteve të infrastrukturës, transparencë si dhe stimulim të hapjes së bizneseve të reja, për çka ata e konsiderojnë si fillim të një qeverisjeje të dështuar.

Deklarimet e tilla të opozitës, ndërkaq i ka hedhur poshtë si të pabaza Begaj, duke thënë se që në vitin e parë ka rrumbullakuar rreth 80 për qind të asaj për çfarë edhe ka marrë besimin, ndërsa ka shpresë se deri në fund të këtij viti do t’i realizojë premtimet e bëra. Viti i parë i punës së kryetarit malishevas, Begaj, që këtë post e ka marrë në fund të vitit 2013 në zgjedhjet lokale është interpretuar ndryshe nga opozita dhe pushteti i këtushëm/Zëri/

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit