10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Begaj takoi banorët e Bardhit dhe Bellanicës

006Në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me banorët e Komunës së Malishevës, me qëllim që komunikimi të bëhet direkt me qytetar, dhe jo nga zyrat, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për shëndetësi Hajdin Berisha, mbrëmë janë takuar me banorët e fshatrave Bardh dhe Bellanicë, me të cilët kanë biseduar për planifikimet e komunës dhe për kërkesat dhe nevojat që kanë banorët e këtyre fshatrave.

“Jemi munduar të punojmë seriozisht dhe kemi arritur të bëjmë investime të ndryshme, në të gjitha fushat e jetës dhe në të gjitha vendbanimet e Malishevës, ku më pak e ku më shumë, e po ashtu edhe buxhetin kemi arritur ta menaxhojmë shumë mirë. Por nëse pyetem se a kemi mundur ti plotësojmë të gjitha nevojat e banorëve, sigurisht që jo, sepse nevojat lindin vazhdimisht. Prioritet i yni edhe këtë vit, do të jetë vazhdimi i luftimit të dukurive negative në institucione. Lufta ime kundër korrupsionit do të vazhdoj”, ka thënë kryetari Begaj, para banorëve të Bardhit dhe Bellanicës, përderisa i ka njoftuar ata edhe me planifikimet komunale, për investime të caktuara në këto dy fshatra.

Ndërsa drejtori për shëndetësi, z.Hajdin Berisha, duke marrë fjalën në këto takime, tha se “komunikimi ynë me qytetarët do të bëhet direkt, duke ardhur ne tek ju, dhe jo vetëm përmes zyrave. Ashtu edhe planifikimet tona për investime, do të bëhet duke i marr kërkesat nga ju, përmes këtyre takimeve dhe këso lloj takime, do të bëjmë së paku dy herë brenda vitit, pasi kryetari Begaj dhe qeveria komunale, vlerëson se kjo është forma më e mirë dhe më e sinqertë e komunikimit me qytetarin”.

Më pas drejtori Berisha, i njoftoi edhe me masat e komunës dhe institucioneve tjera, në zbatimin e strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). “Vitin e kaluar jemi angazhuar shumë, së bashku me të gjitha institucionet qendrore përgjegjëse për luftimin e EHKK, po këtë vit, aktivitetet tona si komunë, do të jenë me intensitet më të lartë”, tha Berisha.

Në këto takime të mbrëmshme, banorët e Bardhit, kërkuan që në hartimin prioriteteve të komunës, për këtë fshat, riparimi i kanalizimit në fshat dhe rregullimi i kanalizimit në lagjen e Berishëve, riparimi i një rruge të dëmtuar dhe të shikohet mundësia e rregullimit të rrugëve tjera brenda fshatit, dhe prioritet mbi prioritete të jetë pastrimi i ambientit dhe ndalimi i furrave ilegale për përfitimin e gëlqeres, furra të cilat përdorin goma për djegie dhe si rrjedhojë, janë të rrezikuar seriozisht nga ndotja e ambientit dhe nga sëmundjet kancerogjene.

Kurse banorët e Bellanicës, kërkuan që të vazhdohet në ndërtimin e infrastrukturës, në disa rrugë, kanalizime dhe të tjera, pastaj rregullimin e një fushe sporti dhe të një parku në qendër të fshatit, pasi Bellanica, është njëra nga fshatrat e rralla që ka hapësira të gjelbëruara dhe hapësirë të mjaftueshme, pasi nuk ka uzurpime. Po ashtu problem për fshatin, është hedhja e mbeturinave nga ana e fshatrave përreth Bellanicës, rritja e kapacitetit të ujësjellësit, rregullimi i një ure dhe një rruge të shkurtë, me qëllim të hapjes së një hapësire për varreza, pasi varrezat aktuale kanë pak hapësirë, si dhe kërkuan që të shikohet mundësia që ruhen vreshtat e fshatit, pasi janë shumë të vjetra dhe janë në shuarje sipër./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po...

Lajmet e Fundit