13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Peja dhe Golden Eagle Ylli kualifikohen në finalen e Ligës Unike

Dy ekipe nga Kosova, Peja dhe Golen Eagle Ylli, janë finalistët e edicionit të parë të një lige të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll, apo ndryshe “Ligës Unike”.

Në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar të martën, Peja e mposhti Rahovecin në një ndeshje dramatike me rezultat 73:71.

Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku rezultati i çerekut të parë ishte 17:15, në favor të Rahovecit, ndërsa çereku i dytë ishte pak më i mirë për Pejën, që e fitoi me rezultat 16:20, për të shkuar në pushim me shifrat 33:35.

Në periodën e tretë, pejanët thelluan epërsinë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:65.

Por, Rahoveci nuk u dorëzua, duke u rikthyer fuqishëm, ngushtuan shifrat në 63:67, vetëm 3 minuta nga fundi, me një seri të suksesshme prej 17:2.

Deri në fund u zhvillua ndeshje dramatike, ku 10 sekonda nga fundi pranë rezultatit 71:73, Rahoveci kishte aksionin e fundit, por një super bllokadë nga Lis Shoshi dhe huqja e Darell Davis, bëri që Peja të kalojë në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Goga Basket-Golden Eagle Ylli.

Te Rahoveci u dallua Darell Davis me 35 pikë, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 20 pikë e 11 kërcime, Lis Shoshi me 18 pikë e 10 kërcime dhe Aj Walton me 18 pikë e 8 kërcime.

Në gjysmëfinalen tjetër, Golen Eagle Ylli, e mposhti ekipin e vetëm nga Shqipëria që mbeti në gjysmëfinale, Goga Basket, me rezultat 74:86.

Çerekun e parë e fitoi Ylli me rezultat 18:22, deri sa perioda e dytë ishte kryesisht e barabartë, ku të dy skuadrat tregonin dëshirën e madhe për të fituar, por në fund Goga, me një seri të mirë e përfundon pjesën e parë me shifrat 49:41 në favor të tyre.

Ylli u rikthye në periodën e tretë, duke treguar një lojë të mirë dhe dy minuta nga fundi, barazon shifrat në 60:60, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 65:63.

Në çerekun e katërt, therandasit shkëlqyen, duke arritur epërsinë më të lartë në ndeshje 69:82, me durrsakët të cilët tentuan të rikthehen në lojë, por nuk arritën dot, dhe loja në fund përfundoi 74:86, në favor të Yllit.

Te Goga Basket u dalluan Milic Blagojeviq me 26 pikë e 8 kërcime dhe Endrit Hysenagolli me 11 pikë e 14 kërcime.

Ndërsa te Golden Eagle Ylli u dalluan Elayja Clark me 18 pikë e 6 kërcime, Gëzim Morina me 12 pikë e 11 kërcime, Lg Gill me 15 pikë dhe Valon Bunjaku me 13 pikë.

Finalja e madhe mes Pejës dhe Golden Eagle Ylli do të zhvillohet të mërkuren më 14 prill në palestrën “Dhimitraq Goga” me fillim nga ora 19:00, deri sa fillimisht do të luhet ndeshja për vendin e tretë nga ora 16:00.

Albanianpost.com

Më Shumë

Gastronomët të bindur që s’ishin vatër e shpërndarjes, kërkojnë lirim të tërësishëm të masave

Lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave, gjatë sezonit të verës po kërkon Shoqata e Gastronomëve...

KOK-u dënon dhunën e shfaqur në basketboll ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ndjekur me shqetësim të madh dhunën në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për...

Pavarësisht pandemisë Covid-19, në Kosovë rritet kërkesa për kredi për blerjen e shtëpive

Lehtësimi i masave kufizuese nga pandemia COVID-19, dërgesat dhe vizitat e diasporës në Kosovës, si dhe ri aktivizimi deri në një masë i aktivitetit...

Tenton të vetëvritet një grua në Prizren

Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj dje rreth orës 13:00 në fshatin Caprac të Prizrenit. Burime të Gazetës Sinjali nga Spitali...

Petrit Hoxhaj jep dorëheqje nga LDK-ja

Kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e këtij subjekti politik. Ai, në një postim në Facebook, ka numëruar arsyet...

L’Equipe: Neymar te PSG deri në vitin 2026

Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një...

Kadri Veseli kthehet në Kosovë nga Haga

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime...

Policia apelon për respektim të masave antiCOVID-19, në të kundërtën thotë se do të shqiptojë gjoba

Policia e Kosovës ka apeluar për respektim të masave antiCOVID-19, pasi sipas tyre nuk kanë për qëllim ndëshkimin e qytetarëve por zbatimin e masave...

Zhduket një i mitur në Prizren

  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një persona ka raportuar në Polici se i biri i tij, i mitur është larguar nga...

Trajneri i Ponte Prizrenit: Në emër të klubit shpreh keqardhje për dhunën

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, ka dënuar dhunën që ndodhi sot në përballje me Pejën. “Në emër të klubit Ponte Prizreni  shpreh keqardhje për...

Finalja e Evropa Ligës do të luhet në praninë e tifozëve

Finalja e Europa League do të zhvillohet më datë 26 maj në Gdansk të Polonisë. Fituesi mes Manchester United – Roma dhe Villareal – Arsenal...

Drejtoresha e një shkolle në Florida rrah nxënësen me dërrasë për prishjen e një kompjuteri

Drejtoresha e një shkolle fillore në Florida është duke u hetuar për rrahjen e një nxënëseje 6-vjeçare pasi dëmtoi një kompjuter të shkollës. Videoja që...

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Rahovec, arrestohet pasi rrahu nënën dhe motrën

Në Rahovec është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari...

Ndërpritet ndeshja Ponte Prizreni – Peja, pejanët akuzojnë vendasit për dhunë pas pjesës së parë

Ndeshja vendimtare e gjysmëfinales së play-offit të Superligës në basketboll mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është ndërprerë pas pjesës së parë. Pikërisht pas mbylljes së...

Ylli mposht Pejën në finalen e parë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion. Ndeshja...

Lajmet e Fundit