Pensionohet Diego Godin

Edhe një tjetër legjendë e futbollit evropian e kryesisht La Ligas i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Bëhet fjalën, për ish-qendërmbrojtësin e Aletico Madrid, Inter, Villarreal e Cagliari, Diego Godin, me uruguajanin, i cili të dielën mbrëma ka zhvilluar përballjen e fundit e karrierës së tij si futbollist profesionit, me skuadrën e tij, Velez Sarsfield që u përball me rivalët e Huracan.

Me një karrierë të pasur me plot arritje, Godin ka arritur të zhvillojë plot 626 përballje në karrierën e tij, ku ka arritur të shënoi plotë 38 gola e të dhurojë 23 asistime, si dhe ka arritur të fitojë tri herë Superkupën e Evropës, dy herë Evropa Ligën, një trofe të La Liga, një Copa del Rey, një Superkupë të Spanjës, 1 Superkupë të Brazilit dhe Kupën e Amerikës me Kombëtaren e Uruguait.

Ndërkaq, kujtojmë se pas largimit nga futbolli evropian në janarin e vitit 2022, ku u transferua te brazilianët e Aletico Mineiro, 37-vjeçari qëndroi vetëm 6 muaj në elitën e futbollit brazilian për t’u transferuar më pas tek argjentinasit e Velez Sarsfield, aty ku mbylli dhe karrierën e tij.

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit