2.3 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Për 24 orë, 16 aktakuza në Prizren

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 110 (njëqind e dhjetë) aktakuza, kundër 147 (njëqind e katërdhjetë e shtatë) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, ndaj njëzet e katër (24) personave dhe është bërë një kërkesë për sekuestrim.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza për njëzet e katër (24) persona.

Në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza për nëntëmbëdhjetë (19) persona për këto vepra penale: “Ngacmimi”, “Keqpërdorimi i besimit”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”, “Kanosja”, “Vjedhja”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” dhe “Vetëgjyqësia”.

Ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur tri (3) aktakuza, për pesë (5) persona: M.A., Sh.S., A.B., A.,N., dhe S.V., për këto vepra penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Vrasje e rëndë”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një kërkesë për sekuestrim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

E dhimbshme: Vajza 8-vjeçare dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë. Këtë e...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit