15.1 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Për 24 orë shqiptohen 500 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shqiptuar 500 tiketa/gjoba për personat të cilët nuk kanë respektuar masat kundër pandemisë së COVID-19.

Për gjatë gjithë javës, 24-orëshi i fundit konsiderohet një prej ditëve kur janë shqiptuar më së paku gjoba.

Dje policia njoftoi se kishte shqiptuar 1 mijë e 37 gjoba për personat që nuk respektuan masat kundër COVID-19.

Që nga fillimi i javës pra nga 2 nëntori deri më sot, Policia e Kosovës në bazë të Ligjit kundër COVID-19, ka shqiptuar gjithsej 6 mijë e 926 gjoba për personat të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Lajmet e Fundit