6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Për disa ditë në Malishevë asnjë i infektuar, Begaj thotë se po shkojnë drejt stabilitetit

Komuna e Malishevës, që ishte prej komunave me numrin më të madh të personave të infektuar me Covid-19, tash e 6 ditë nuk ka regjistruar asnjë rast pozitiv me koronavirus. Dje janë shënuar gjashtë raste në Kosovë; Dy ishin me vendbanim në Prizren, dy në Mitrovicë të Veriut e dy në Pejë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj tha se dy ditë më parë kur janë bërë testimet në 14 persona të gjithë kanë dalë negativ, përveç një pacienti i cili veç ka qenë në Klinikën Infektive.

“Para dy ditësh kur janë bërë testimet, prej 14 personave të gjithë kanë dalë negativ, një ka dalë pozitiv, ai ka qenë në klinikë atje, të tjerët të gjithë kanë dalë negativ. Pritet të bëhen edhe disa testime në komunën e Malishevës, testimet e dyta. Ne i dorëzojmë shënimet tona dhe pastaj Instituti i Shëndetit Publik vlerëson për numrin e testimeve”, tha Begaj në një përgjigje për KosovaPress.

Duke kujtuar se Malisheva e ka pasur një vdekje me Covid-19, Begaj tha se ai ishte rast i rëndë për të gjithë, për që tani komuna ka 34 persona të shëruar.

“Tre të shëruar nga Malisheva kanë qenë mbrëmë”, tha Begaj.

Në Malishevë janë gjithsej 70 persona të infektuar me Covid-19.

Begaj konsideron se komuna që ai e udhëheq është duke shkuar drejt stabilitetit sa i përket luftën me koronavirusin.

“Kemi arrit të kemi në kontroll situatën pavarësisht kritikave që na kanë dhënë pa bazë, komuna ka qenë në nivel të detyrues dhe njerëzit anë të përkushtuar, besoj që jemi duke shkuar drejt stabilitetit”, tha ai.

Për mbi 30 persona që janë duke u shëruar, Begaj thotë se asnjë nuk është në gjendje të rëndë, dhe se presin që të gjithë ta kalojnë këtë infeksion pa pasoja të rënda.

Malisheva ishte prej komunave të para në të cilën u rritë numri i personave të infektuar me Covid-19.

Kosova është në javën e gjashtë të përballjen me koronavirusin, ku më 13 mars u shënuan rastet e para që pastaj infeksioni i përhap pothuajse në të gjitha komunat.

Qeveria e Kosovës, si masë mbrojtëse për mos përhapje të Covid-19, ka mbyllur shkollat, lokalet, qendrat tregtare e të tjera, dhe ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve të cilët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm 90 minuta në ditë duke respektuar rregullin me numrin e parafundit të letërnjoftimit. /KP/

Më Shumë

Kurti: Një ditë pas votimit në favor të Kosovës në KiE, Serbia hakmerret kundër civilëve

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur hakmarrje të Serbisë ndaj votimit në favor të anëtarësimit të Kosovës në KiE, ndalimin e mbi 300 qytetarëve...

Mbi 7 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri në orët e hershme të së shtunës

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë nga Kosova drejtë Shqipërisë, duke...

Lajmet e Fundit