4.7 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Për dy ditë mbi 15 mijë turistë nga Kosova hynë në Shqipëri

Turistët vendas dhe ata të trojeve shqiptare, kryesisht nga Kosova, janë shpresa e vetme e operatorëve turistikë në Shqipëri. Ditën e shtunë kanë hyrë në Shqipëri përmes pikë-kalimit kufitar të Morinit rreth 15 mijë qytetarë.

Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare si Shëngjini, Velipoja e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug të Shqipërisë.

Me gjithë numrin në rritje të turistëve, sezoni mes pandemisë së COVID-19 është parashikuar i vështirë nga operatorët turistikë Shqipërisë. Ta zëmë, deri në 90 për qind përllogaritet të ketë rënë numri i pushuesve të huaj përgjatë muajit korrik në bregdetin e Vlorës. Rënia drastike, sipas punonjësve të qendrave të vizitorëve, lidhet me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Qendrat e vizitorëve bosh janë dëshmia se Vlorës këtë sezon turistik i mungojnë në masë turistët e huaj. Krahasimi i të dhënave me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar tregon rënie drastike me rreth 90% të numrit, raporton KOHA.

“Efekti COVID është ndier më shumë te vizitorët, ku statistikat referojnë se ka pasur rënie drastike. Vitin e kaluar në korrik qendra do të ishte plot me turistë. Në krahasim është 10% krahasuar me vjet”, thotë punonjësi i Qendrës së Turizmit në Vlorë, e ngritur me financim të UNDP-së. Sipas punonjësit të qendrës, pandemia e koronavirusit është arsyeja kryesore e mungesës së të huajve në Vlorë.

“Ka kryesisht turistë shqiptarë që e kanë informacionin, ndërsa turistët e huaj mungojnë, ose janë të kufizuar”, thotë punonjësi.

Bazuar në përvojën që kanë krijuar, punonjësit e zyrave të vizitorëve në Vlorë bëjnë edhe dallimin mes turistëve të huaj dhe atyre vendas, destinacionet apo mënyrën si i organizojnë ditët e pushimeve./Koha/

Më Shumë

Reshjet e borës, Durmishi thotë se të gjithë operatorët janë aktivizuar për mirëmbajtjen e rrugëve

Me fillimin e reshjeve të borës, operatorët e mirëmbajtjes rrugore janë aktivizuar për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin, ka njoftuar...

Pa pritje të gjata këtë mëngjes në pikat kufitare – maksimumi deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë këtë mëngjes të së mërkurës nuk po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Sipas të dhënave të...

Lajmet e Fundit