11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

“Për Prizrenin”: Ramadan Muja nuk është kryetar i Prizrenit

Aktivistët “Për Prizrenin” nuk e njohin Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit. Atha vlerësojnë se vendimi i Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të rastit “Muja&Co.” është i padrejtë dhe i papranueshëm.

“Ky vendim është absurd, këtë e dëshmon edhe arsyetimi që kjo Gjykatë e jep në përshkrimin e “shkeljeve” të cilat thotë se janë bërë gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën Themelore”, thuhet në reagimin e tyre.

“Neni 384 dhe 3 paragrafe të nenit 370(të përmendura në aktgjykim) të Kodit Penal të Kosovës kanë të bëjnë me çështje proceduriale dhe teknike në relacionet mes Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore dhe si të tilla janë krejtësisht irrelevante sa i përket kontestimit të veprave penale të të pandehurve: Ramadan Muja, Minir Krasniqi, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj, Kadri Ukimeri, Abdullah Tejeci”.

“Shkeljet e pretenduara të Gjykatës së Apelit nuk amnistojnë aspak abuzuesit e detyrës zyrtare me në krye Ramadan Mujën, sepse veprat penale të tyre janë të pakontestueshme, faktike dhe të pamohueshme, madje kundërshtimi i tyre nuk përmendet në asnjë rast në këtë aktvendim”.

“Ky vendim i Gjykatës së Apelit, ngrit dyshime për inskenim të qëllishmëm të shkeljeve të neneve të lartpërmendura, në mënyrë që rasti të kthehet në rigjykim, me të vetmin qëllim që Ramadan Mujës t’i mundësohet që, të këtë të drejtë (të paktën) legale për ta vazhduar mandatin si kryetar”.

“Mirëpo, kthimi në rigjykim i këtij rasti përbën precedent të rrezikshëm sepse veprat kriminale që i kanë kryer të lartë-përmendurit janë shumë më të dëmshme sesa shkeljet e proceduriale(të qëllimshme) të ndodhura gjatë gjykimit të tyre”.

“Konsiderojmë që procesi gjyqësor ndaj Ramadan Mujës nuk është vetëm çështje juridike. Institucioni i kryetarit të komunës që ai e mbanë, përveç legalitetit i nevojitet edhe legjitimiteti, të cilin ai e ka humbur që nga momenti që është dënuar, me 13 mars 2014. E meqenëse ai legalitetin po e mbanë përmes korruptimit të drejtësisë dhe për legjitimitet e besueshmëri qytetare nuk dëshiron t’ia dijë, ne kemi vendosur të mos e njohim atë për kryetar”.

“Prizreni nuk ka kryetar komune, institucioni i kryetarit është bosh dhe ftojmë të gjithë qytetarët që, çfarëdo vendimi që u vjen nga institucioni i kryetarit, të mos e përfillin!”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Lajmet e Fundit