“Për Prizrenin” uron Ramadan Mujën për një vjetorin e dënimit

11064934_1542985112632984_5229756222730924260_oGrupi i qytetarëve aktiv “Për Prizrenin” ka uruar kryetarin e Prizrenit Ramadan Mujën për një vjetorin e dënimit nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Sot, më 13 mars 2015 bëhet 1 vit prej se Prizreni udhëhiqet nga një njeri i dënuar nga gjykata, per shpërdorim të detyrës zyrtare”,kanë thënë pëefaqësuesit “Për Prizrenin”.
“Edhe një vit pas, qytetarët e Prizrenit vazhdojnë të mbeten peng të procesit gjyqësor të Ramadan Mujës, kjo edhe për shkak të zvarritjes së lëndës dhe papërgjegjësisë së institucioneve të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Eulex-in”.

“Ky rast është dëshmia më e mirë se drejtësia vendore dhe ajo e EULEX-it, punon për interesa politike të grupeve kriminale në pushtet”.

“Qytetarët Aktivë ?#?perprizrenin? në mënyrë simbolike ia “urojnë” kryetarit Ramadan Muja, një vjetorin e dënimit, ndersa kërkojnë nga Gjykata e Apelit që të marrë parasyshë interesin publik, dhe sa më parë të shqyrtojë lëndën e të dënuarit Muja, sepse qytetarët e Prizrenit nuk duan që të jenë peng të kriminelëve të cilët po vazhdojnë të abuzojnë me institucionet komunale! “/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit