8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Për tri ditë në Kosovë, 68 viktima nga koronavirusi

68 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, për tri ditë në Kosovë, ndërkaq 4 mijë e 290 të tjerë kanë rezultuar pozitiv në testimet për koronavirus.

Të hënën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë njoftoj se në vendin tonë ishin konfirmuar edhe 932 raste të reja me COVID-19 dhe 20 raste të vdekjes

May be an image of 1 person and text that says 'COVID19 Ministria Shöndetesis? Ministarstva Zdravstva Ministry Health E HëNë BASHKE IA DALIM! 30.08.2021 Numrii testimeve 7.384 Raste pozitive 932 Të shöruar 962 Rastet e vdekjes 20 Rastet aktive 26.525'

Kurse të martën e kësaj jave Ministria e Shëndetësisë raportoi për një 1 mijë e 383 raste të reja.

Por, krahas shtimit të rasteve të reja u shtuan edhe rastet e vdekjes nga ky virus. Vetëm gjatë ditës së martë u raportuan edhe 26 viktima.

May be an image of text that says 'Ministria Shendetesis? Ministarstv Zdravstva Ministry Health COVID19 BASHKE IA DALIM! E MARTE 31.08.2021 Të vaksinuar brenda 24 orève Të vaksinuar me dozën e parè Të vaksinuar me dozën e dytë Numri totali dozave të administruara 17.684 548.855 E MARTE MARTE 276.890 ??? 825.745 31.08.2021 Numri testimeve 11.472 Raste pozitive 1.383 Të sheruar 996 Rastet e vdekjes 26 Rastet aktive 26.886'

Rritja alarmante e rasteve me COVID-19 në Kosovë vazhdoi edhe ditën e mërkurë ku MSH-ja raportoi se ishin konfirmuar edhe 1 mijë e 894 raste të reja. Kurse ishin shënuar edhe 22 viktima nga ky virus.

May be an image of text

Aktualisht në Kosovë janë 27 mijë e 404 raste aktive, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 146 mijë e 880 raste.

Deri më tani, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 525 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 354 persona, ndërkaq numri total i të shëruarve ka shkuar në 116 mijë e 951.

Institucionet shëndetësore vazhdimisht kanë bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e imunizimit përmes vaksinës kundër koronavirusit.

/Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Ylli fiton duelin e parë gjysmëfinal në ‘Karagaçi’

Golden Eagle Ylli ka fituar duelin e parë gjysmëfinal, duke mundur Pejën si mysafir me rezultat 84:87 (22:23, 19:19, 30:15, 13:30). Kampionët kishin epërsi deri...

Lajmet e Fundit