Përballje e fortë për demarkacionin

Përballje e fortë midis përfaqësuesve të pozitës dhe të opozitës pritet të jetë në tryezën e së mërkurës për demarkacionin. Faktet e Qeverisë do t’i prezantojë Komisioni Shtetëror për Demarkacionin, ndërsa deputetët e opozitës bashkë me ekspertët e fushës do t’i paraqesin argumentet e tyre për humbjen e 8000 hektarëve tokë

Përfaqësues të pozitës dhe opozitës nesër do ta kenë përballjen e parë institucionale për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, gati një vit pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Kjo njëherësh pritet të jetë një përballje e fortë mes dy taborëve politikë, për shkak të insistimit të opozitës në njërën anë se Kosova po i humb 8000 hektarë tokë dhe kundërshtimit të pretendimeve të tilla nga ana e pozitës në anën tjetër.

Të mërkurën, në tryezën profesionale-shkencore pritet të qartësohet shumëçka rreth marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi. Në tryezën e 3 gushtit, dy blloqet pro dhe kundër kanë bërë gati argumentet e tyre, me të cilat pretendojnë të bindin opinionin dhe njëra-tjetrën se kanë të drejtë në mbrojtjen, përkatësisht në kundërshtimin e kësaj marrëveshjeje. Ndërsa liderët shtetërorë kanë bërë thirrje që kjo tryezë të shërbejë për unitet politik e partiak, si dhe argumentues. /Zëri

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit