20 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Përfliten prej kohësh për një lidhje, Butrint Imeri kapet mat sërish me ‘kushërirën’

Butrint Imeri prej kohësh po përflitet për një lidhje të re dashurie.

Këngëtari është shumë i lakmuar nga gjinia femërore dhe jeta e tij private përbën gjithmonë një interes. Prej disa ditësh tashmë një foto ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale. Aty shihet Butrinti në një club teksa një vajzë ka mbështetur kokën te këngëtari.

Image

Së fundmi, faqja në instagram “Vipat e Bllokut” ka nxjerrë disa foto të këngëtarit nga Kosova krah aktores Olta Beqiri. Akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nëse dyshja janë në një lidhje.

Image

Ju kujtojmë që ndonëse ka thënë se është beqar para pak kohësh Butrinti është përfolur prej kohësh për një lidhje me Olta Beqirin, një aktore e re dhe personazh i njohur në mediat sociale. Megjithatë, i pyetur, Butrinti i ka mohuar gjithmonë këto lajme.

Nga ana tjetër ndonëse shumë i komentuar, Butrinti e ka ruajtur gjithnjë me hermetizëm jetën e tij private. Lidhja e vetme e tij që dihet me siguri është ajo me Kiara Titon. Ndonëse nuk e pranuan kurrë, këngëtari u përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike. Çifti madje u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.

Image

 

Më Shumë

Kush është Erxhan Osmani që e shkatërroi Greqinë dhe dërgoi Turqinë në finale

Basketbollisti shqiptar, Erxhan Osmani është njëri nga emrat më të përfolur këtë verë, pasi ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar në Eurobasket...

Nënshkruhen kontratat për dhurimin e pajisjeve për përfituesit e Komunës së Prizrenit

Sot u nënshkruan kontratat për pranim-dorëzimin e pajisjeve të dhuruara për përfituesit e Komunës së Prizrenit nga Projekti Integra, i financuar nga Ministria Federale...

Lajmet e Fundit