4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Përfundon gjykimi për rastin e vrasjes së vëllait në Studenqan të Suharekës, aktgjykimi shpallet të premten

Ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarit për vrasje të rëndë, Bajram Gegaj.

Prokurori Mehdi Sefa, deklaroi se fjalën e tij përfundimtare e ka përgatitur me shkrim, të cilën e dorëzoi kopje, duke shtuar se mbetet në tërësi pranë aktakuzës ndaj të akuzuarit Bajram Gegaj, për shkak se ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë, vrasjes në tentativë, dhe veprës së armëmbajtjes pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, prokurori Sefa deklaroi se kërkon nga gjykata që i akuzuari Gegaj të shpallet fajtor për të gjitha veprat penale të cilat i vihen në barrë dhe të dënohet sipas ligjit.

Gjithashtu, prokurori Sefa kërkoi që si dënim plotësues të konfiskohet arma si mjet i kryerjes së veprës penale.

E dëmtuara Hava Gegaj tha se e mbështet në tërësi fjalën e prokurorit, duke shtuar se kërkon pasuri juridike.

Nga ana tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Gegaj, avokati Tomë Gashi tha se ndaj të mbrojturit të tij është dashur të bëhet një ekspertizë për të vërtetuar se i akuzuari Gegaj, a e ka kryer me dashje veprën apo ka qenë me pa dashje, që veprimet e tij nuk ka mundur t’i kontrolloj.

“Flok Art Studio” në Prizren shpall konkurs për 6 vende të punës

“Ligji nuk e ndalon që ky trup gjykues para se të merr vendimin e saj që të veproj në mënyrë të tillë sa që së paku të tentoj ta gjej të vërtetën jo në aspektin ligjor, as që thamë njerëzor dhe shëndetësor prap se prap në aspektin se a ka vepruar Bajram Gegaj me dashje, me qellim apo ka qenë një situatë e tillë e krijuar, pa dashjen e tij që veprimet nuk ka mundur t’i kontrolloj”, ka thënë avokati Gashi.

Për ekspertizën dhe deklarimin e ekspertit për këtë rast, avokati Gashi tha se ekspertiza është shkruar përmendësh dhe se nuk i beson asaj.

Lidhur me këtë, avokati Gashi tha se kanë të bëjmë me vrasje në qastë, duke aluduar se kjo ka qenë një fatkeqësi që ka ndodhur për shkak të dobësisë së aspektit mendor nga ana e të akuzuarit Gegaj.

I akuzuari Bajram Gegaj tha se pajtohet me fjalën e avokatit të tij, duke shtuar se nuk e ka bërë me dashje.

“Nuk e kam bërë me dashje, Ismetin e kam pasur vëlla, tjetër nuk kam se çka të shtojë”, ka deklaruar në fjalën e tij përfundimtare i akuzuari Bajram Gegaj.

Pas këtyre, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Artan Sejrani njoftoi se seanca e sotme përfundon, shpallja e aktgjykimit u caktua më 29 janar 2021, në ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 11 qershor 2020, Bajram Gegaj akuzohet se më 17 mars 2019, në fshatin Studenqan të Komunës së Suharekës, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes, vëllain e tij Ismet Gegaj.

Në aktin akuzues thuhet se këtë e bën në atë mënyrë që, hyn në dyert e oborrit të shtëpisë së Kujtim Gegajt me pistoletë-revole të tipit HS-9, e kalibrit 9×9 mm dhe me të shtënë një herë në drejtim të Ismet Gegajt, i cili kishte shkuar mysafir, ku ky i fundit pas të shtënës, i plagosur, shkon brenda në shtëpi, ku i akuzuari e ka ndjekur atë, e ku e dëmtuara Naile Gegaj pas dëgjimit të zhurmës e hap derën e shtëpisë dhe e ka parë Bajram Gegajn, i cili kishte shtënë edhe në drejtim të saj, të cilën e plagos në anën e djathtë të abdomenit.

Tutje sipas aktit akuzues, i akuzuari Bajram Gegaj ka vazhduar ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur Ismeti dhe në të shtënë katër  herë në pjesë të ndryshme të trupit, e që si pasojë e shkakton vdekjen e të ndjerit.

Me këto veprime, Bajram Gegaj akuzohet se në kohë dhe vend të njëjtë, ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, veprën penale të vrasjes në tentativë dhe atë të armëmbajtjes pa leje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Lajmet e Fundit